Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
65/2
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
55.5%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 8165
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si variojnë çmimet e banesave në Shqipëri? – Numbeo: Pas Tiranës, Durrësi dhe Vlora më të shtrenjtat
3 Tetor, 08:11
-
Lufta/ Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut në Bejrut! Reuters: Lideri i Iranit e kishte paralajmëruar Nasrallah të largohej nga Libani pak ditë para sulmit
3 Tetor, 07:57
-
Gazeta 'NZ Herald': Shqipëria, vendi evropian që nuk e keni përjetuar kurrë
3 Tetor, 07:56
-
Kuvendi sot seancë plenare! PD me 24 deputetë të përjashtuar dje paralajmëroi bllokim! Bardhi: S'do lejojmë normalitet
3 Tetor, 07:38
-
Biden: Nuk do të mbështesim sulmet izraelite në objektet bërthamore të Iranit
3 Tetor, 07:29
-
Merrni çadrat me vete! Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
3 Tetor, 07:10
-
Mos merrni vendime të nxituara, kushtojini kohë vetes...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
3 Tetor, 07:02
-
Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool
2 Tetor, 23:06
-
Lufta/ Media: Dhëndri i Nasrallahut u vra në një bastisje në Damask! Ushtria izraelite: Do t'i përgjigjemi sulmeve të Iranit! Biden: Asnjë bastisje në objektet bërthamore iraniane
2 Tetor, 22:56
-
Skandali që tronditi botën, reperi Sean Diddy përballet me 120 akuza të tjera
2 Tetor, 22:49
-
FOTO/ Dua Lipa na prezanton me një super kombinim për vjeshtën!
2 Tetor, 22:46
-
Ushtria ukrainase tërhiqet nga qyteti strategjik Vuledar
2 Tetor, 22:34