Martohet Mirjeta e BB4

Martohet Mirjeta e BB4
Banorja e edicionit të katërt të Big Brother Albania, Mirjeta, ka kurorëzuar dashurinë me të dashurin nga Kosova, Burim Fejzullahu. Mes shumë të ftuarve, ishin edhe rreth 30 ish- banorë nga të gjitha edicionet e Big Brother Albania, si Torosi, Ermela, Ergysi, etj.

Mirjeta dhe Burimi, morën vendimin për martesë, vetëm 6 muaj nga dita kur dolën bashkë për herë të parë në Londër. Për Mirjetën kjo ishte një dashuri në shikim të parë, që e bëri të harronte çdo histori tjetër, ndërsa u përfshi në këtë romancë dashurie me 30-vjeçarin, që jeton prej 15 vjetësh në Londër, po aq sa Mirjeta.

Ata janë njohur në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa punonim në të njëjtën kompani, që është një agjenci banesash.Propozimi për martesë u bë nga Burimi ditën e ditëlindjes së saj, më 17 qershor.

Në praninë e 30 miqve, ai bashkë me një arushë të madhe i dhuroi Mirjetes unazën e fejesës. Gjatë darkës së ditëlindjes, Burimi vendosi në sfond këngën e Capital T, ‘Ti je më e mira’, dhe duke u ulur në gjunjë per t’i shprehur dashurinë duke iu drejtuar me një unazë.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës