Futbollistët njihen për historitë e shumta  të dashurisë të cilat shpesh zgjasin shumë pak. Kjo për shakak edhe të famës së madhe që ata kanë dhe jetës që zgjedhin të bëjnë, por edhe sepse ndërrimi i skuadrave i kufizon në shtete të caktuara, por historia e ish-lojtarit të Juventusit është krejtësisht ndryshe.

[gallery]20253[/gallery]

Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez i ka dhënë fund beqarisë dje pasdite. Por ceremonia e djeshme ishte vetëm fillimi i një dasme me rreth 260 të ftuar që do të zgjasë plot katër ditë, para se Teves të përgatitet për të shkuar në Kinë.

32-vjeçari që shumë shpejt do të largohet nga Boca Juniors veshur me një kostum elegant blu dhe këmishë të bardhë ka kurorëzuar dashurinë shumë vjeçare me Vanesa Mansilla, nënën e tre fëmijëve të tij.

Historia mes çiftit ka nisur në vitin 1997 kur Teves ishte vetëm 13-vjeç dhe karriera e futbollistit në klube si Juventus, Corinthias, Ëest Ham, Manchester United dhe Manchester City nuk e ka ndalur dashurinë mes tyre.
 
Teves ka përshëndetur me një lamtumirë emocionale fansat e Boca Juniors të dielën në mbrëmje.