Vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht. Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa.
Moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 - 15 °C
në vendet e ulëta: 3 - 14 °C
në vendet malore: 0 - 8 °C
Nga e enjtja moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.