Kur masa e SPAK arrest në shtëpi dhe pezullim nga detyra i kreut të SHISH Vlora Hyseni, u njoftua, deputetët e opozitës e kthyen në çështje kryesore të debatit në komisionet parlamentare, të mbledhura rutinë me axhendën e ditës.

Dyshimet e para për lidhje të mundshme të kreut të SHISH me Ergys Agasin, opozita tha se i ka denoncuar herët.  

Në komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, që ka në përgjegjësi çështjet e sigurisë kombëtare, deputeti i PD, Klevis Balliu, solli në vëmendje një shkresë të 26 janarit të vitit 2026 drejtuar SHISH, ku kërkon informacion për takime të mundshme të drejtueses Vlora Hyseni me Ergys Agasin

“Kemi raportuar lidhjet e Prodës me Agasin, aty ku jeni ju sot ishte dikur dhe Vlora Hyseni të cilës, I kam çuar letër dhe e kam pyetur për kontaktet me Agasin.

Më ka ardhur përgjigjja, ne i kemi denoncuar përpara këto dhe janë mohuar me shkresa zyrtare. Të vijnë institucionet ligjzbatuese dhe të marrim shkresat”, tha Balliu.

Kreu i komisionit, deputeti socialit Bledar Çuçi tha se e gjitha është fryt vullnetit të mazhorancës për drejtësi të pavarur

“Duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet ku pushtetet janë të pavarura, falë vullnetit të kësaj mazhorance. Shyqyr që ka ardhur kjo ditë që secili nga pushtetet ushtron veprimtarinë i pavarur. Pa e zbardhur plotësisht drejtësia ne nuk mund të flasim për këtë çështje”, tha Bledi Çuçi.

Shefja e SHISH na ka bërë me turp sot, ju thatë që përgjegjësia është personale, por si mund te jetë e tillë, kur ajo ka shitur sekrete te grupet kriminale të një vendi anëtar të NATO. Rama të kthehet nga SHBA dhe të japë dorëheqjen, të përballet me drejtësinë”, tha Erald Kapri.

Kjo nuk është ngjarje e zakonshme, ta trajtojmë me qetësinë e duhur. Të mos nxitohemi me deklarata, por të bashkëpunojmë me drejtësinë! Duhet të presim verdiktin përfundimtar të drejtësisë. Asgjë nuk është e vërtetë deri sa të vërtetohen”, tha Çuçi.

Që përgjegjësia nuk është më vetëm individuale kur bëhet fjalë për institucionin më të lartë të sigurisë në vend, opozita e theksoi edhe në komisionin për mbikëqyrjen institucionale

“Sot duhej të kishte dorëheqje duke filluar nga kryeministri i cili duke ditur këtë gjë do e ketë kaluar natën pa gjumë në Nju Jork Minimalisht duhej të kishte pasur mbajtje përgjegjësie nga ministri i Drejtësisë, i Brendshëm  e kushdo që drejton institucionet e sigurisë. Kur sekretet e shtetit në një dorë, bien në dorën e gabuar të personave që sot janë me masë sigurie nga SPAK, tashmë nuk kemi të bëjmë me një rrjedhje të dhënash që do riparohet, kemi të bëjmë me cedim total të institucioneve të shtetit”, tha Ivi Kaso.

Gatishmërinë për tu përballur me këtë diskutim edhe në rrugë parlamentare, e dha kreu i komisionit Fatmir Xhafaj, i cili megjithatë bëri ndarje të qartë mes institucioneve të drejtësisë dhe Kuvendit. Xhafaj tha se veprimet e drejtësisë ndaj drejtuesve të lartë nuk tregojnë rënien e shtetit, por sipas tij kjo është shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës. 

 “Institucionet e drejtësisë penale kanë funksion ndjekjen penale ne kemi detyrën tonë si ligjvënës për kontrollin parlamentar institucioni përkatës ka bërë detyrën e tij,  konform ligjit. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, e forcimit të shtetit të së drejtës, tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve

E kundërta do të ishte e vërteta, atë që kemi parë për 30 e ca vjet në këtë vend. Kjo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale. Këtë e shohim në vendin kampion të drejtësisë, në SHBA. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar për një shtet të së drejtës”, tha Xhafaj.  

Në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputeti Tritan Shehu kërkoi në seancë kryeministrin Edi Rama, për tu përgjigjur për emërimin e Vlora Hyseninn ë krye të SHISH, edhe pse në Kosovë erdhi me hije të mëdha sipas tij për dekonspirim të dokumenteve në favor të Serbisë.

Dokumenti i publikuar nga Klevis Balliu 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Arresti për drejtoreshën e SHISH, Balliu: Siguria kombëtare ka rënë, i kam dërguar letër Hysenit për Agasin! Çuçi: Nuk flasim pa u shprehur drejtësia (VIDEO)

 

Ndërsa në Komisionin e Brendshëm diskutohej marrëveshja për Gazën, deputeti i PD Klevis Balliu foli për masën e arrestit në shtëpi ndaj Vlora Hysenit duke u shprehur se siguria kombëtare ka rënë pasi sipas tij, shefja e inteligjencës shqiptare ka vënë informacionet në shërbim të Ergys Agasit.

Sipas Balliut, shkarkimi i mëparshëm i Hysenit në Kosovë duhet të ishte kriter që ajo mos të emërohej në krye të SHISH. Balliu tha se s’mund të ketë rend dite e as normalitet dhe duhet të nisin kërkesat për informacione nga të gjitha institucionet.

Ndërsa Bledi Çuçi iu përgjigj se përgjegjësia është personale, por së pari duhet të flasë drejtësia.

Klevis Balliu: Përpara se të merreni me sigurinë e botës, merruni njëherë me sigurinë në Shqipëri, sepse qartazi siguria kombëtare këtu ka rënë, siguria e shtetit ka rënë, që në momentin kur këtu kanë raportuar zyrtarë të lartë në shërbim të krimit, kemi ngritur disa herë pyetje e çështje në këtë komision për Ilir Prodën, lidhjet me Agasin, tani që u arrestua Agasi po shihet cfarë lidhje kanë, këtu ka qenë edhe Vlora Hyseni kur e kam pyetur edhe në rrugë insitucionale përmes një letre, për kontakte dhe lidhje me Ergys Agasin. Përgjigjen që ka sjellë Vlora Hyseni për këtë pyetje, institucionet të vijnë dhe ta shohin përgjigjen sepse mund t’u shërbejë, kjo zonjë vë informacionet në shërbim të Agasit, për të njëjtën gjë e shkarkuar edhe në Kosovë, duhet të ishte kriter për të mos e emëruar, ky ishte kriteri për ta emëruar, bënim mbledhje me dyer të mbyllura për një njeri që merrte informacionet dhe ia çoi krimit. Ky mori një futbollist si Igli Tare, e përfundoi në SPAK se rri me këta. Nuk ka rend dite sot, prioritet është siguria kombëtare, është turp që një kriminel si Ilir Proda na ka drejtuar për 4 vite Policinë, cili informacion është i sigurt sot në dorë të Vlora Hysenit, është çmenduri të kërkojmë normalitet. Duhet të bëjmë kërkesa për informacion për të gjitha institucionet duke filluar nga kryeministri Edi Rama.

Bledi Çuçi: Institucionet nuk janë emra të përvecëm, përgjegjësia është personale, sikundër çdo njeri është i pafajshëm derisa të dënohet, së dyti sa mirë që funksionon ndarja e pushtetit. Duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet ku pushtetet janë të pavarura, falë vullnetit të kësaj mazhorance. Shyqyr që ka ardhur kjo ditë që secili nga pushtetet ushtron veprimtarinë i pavarur. Pa e zbardhur plotësisht drejtësia ne nuk mund të flasim për këtë çështje.

Klevis Balliu: Mos të justifikojmë individëë që kanë masakruar sigurinë e vendit tonë. Ndërkohë që ne themi presim të flasë drejtësia, informacionet e shtetit i janë shitur bandave, Bajrave, Troplinëve. Mos i ngrini kartonat që të mos arrestohet lubia, po pengoni hetimet.

Ndërkohë, Klevis Balliu risolli në vëmendje një shkresë të janarit, ku i është drejtuar Hysenit me një kërkesë për informacion mbi lidhjet e saj me Ergys Agasin. Balliu thotë në komisionin e Punëve të Brendshme se Hyseni i ka kthyer përgjigje, duke i kërkuar SPAK që të shkojë dhe të sekuestrojë shkresën që ka çuar në Kuvend Hyseni. 

Ora 11:40
Arresti për drejtoreshën e SHISH, debate në Komisionin e Brendshëm/ Kapri: Rama të kthehet nga SHBA dhe të japë dorëheqjen! Çuçi: Të presim verdiktin e drejtësisë (VIDEO)

 

Masa e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH-it ka shkaktuar debate në Komisionin e Brendshëm. Deputeti i opozitës, Erald Kapri, kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndërprerjen e mbledhjes, ndërsa Bledi Çuçi bëri thirrje për qetësi dhe respektimin e procesit gjyqësor.

Kapri: Shefja e SHISH-it na ka bërë me turp sot. Ju thatë që përgjegjësia është personale, por si mund të jetë e tillë kur ajo ka shitur sekrete te grupet kriminale të një vendi anëtar të NATO-s?

Kapri: Rama të kthehet nga SHBA-ja dhe të japë dorëheqjen, të përballet me drejtësinë.

Kapri: Nuk mund të cedojë kreu i SHISH-it, mban shtetin në këmbë! Sot është një dramë për Shqipërinë. Ndaleni këtë hipokrizi, mbylleni komisionin!

Çuçi- Kaprit: Kjo nuk është ngjarje e zakonshme, ta trajtojmë me qetësinë e duhur. Të mos nxitohemi me deklarata, por të bashkëpunojmë me drejtësinë! Duhet të presim verdiktin përfundimtar të drejtësisë. Asgjë nuk është e vërtetë derisa të vërtetohet.

Ora 11:32
Arresti për drejtoreshën e SHISH/ Shehu kërkon Ramën në Kuvend: Të sqarojë si e emëroi dhe pse e mbrojti! Cenohet besueshmëria te aleatët (VIDEO)

 

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu kërkoi që kryeministri Edi Rama të thirret në Kuvend për të dhënë shpjegime mbi emërimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH-it. Në Komisionin e Jashtëm, ai tha se masa e sigurisë ndaj saj cenon imazhin e Shqipërisë dhe besueshmërinë e vendit te aleatët e NATO-s.

“Ka rënë shteti shqiptar, imazhi i Shqipërisë, besueshmëria ndërkombëtare e Shqipërisë dhe ne, si Komision i Jashtëm, nuk mund të qëndrojmë indiferentë. Arresti shtëpiak i shefes së SHISH-it, Vlora Hyseni, është ngjarje e paprecedentë dhe komprometuese për ata që e vunë atë zonjë, e cila ishte me hije të mëdha nga Kosova për dekonspirim të dokumenteve në favor të Serbisë. Komprometon rëndë qeverisjen shqiptare, shtetin shqiptar.

Është një ngjarje politike që prek sovranitetin e Shqipërisë, besueshmërinë ndaj aleatëve. Mos harrojmë se jemi vend i NATO-s dhe kur shefja e SHISH-it deklarohet dhe vendoset në arrest shtëpie për lidhje me krimin, është një pikë ku duhet të ndalojmë të gjithë së bashku. Ne, si komision, duhet të kërkojmë që kryeministri, që e emëroi në mënyrë të dyshimtë, në seancën e parë parlamentare të vijë dhe të përgjigjet për këtë”, tha Shehu.

Ora 11:28
Arresti për drejtoreshën e SHISH, Xhafaj: Institucionet po bëjnë detyrën, shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës (VIDEO)

Fatmir Xhafaj dha të parin reagim nga kampi socialist për masën e sigurisë që u lëshua për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.  Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për rënien e shtetit, ai tha se institucionet po bëjnë detyrën e tyre dhe se kjo është shenjë e forcimit të shtetit të së drejtës.

“Keni të drejtën e fjalës dhe të gjykimit qoftë nga këndvështrimi i opozitës, qoftë personal, u folët për institucionet, por në fakt çdo institucion ka detyrën dhe përgjegjësinë e vet. Institucionet e drejtësisë penale kanë funksion ndjekjen penale ne kemi detyrën tonë si ligjvënës për kontrollin parlamentar. Sa i përket fjalisë “institucionet arrestojnë njëri-tjetrin”, institucionet nuk arrestojnë individët, institucionet bëjnë detyrën, konform ligjit. Dhe kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, e forcimit të shtetit të së drejtës, tregues i pjekurisë së institucioneve. E kundërta do të ishte e vërtetë, atë që kemi parë për 30 e ca vjet në këtë vend. Kjo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale në vendet demokratike ku vepron shteti i së drejtës. E shohim në SHBA. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar për një shtet të së drejtës. Nëse ka çështje që mbi këtë bazë, që duhet reflektuar, jam shumë dakord, nëse kjo lidhet me komisionin tonë, ulemi si kryesi e komisionit, nëse lidhet me ne, unë nuk e shoh të jetë e lidhur me ne si komision drejtpërsëdrejti, apo me ndonjë komision tjetër, apo ka diçka kuvendi, unë dhe kolegët jemi të gatshëm të vlerësojmë propozimet tuaja. Ne nuk zëvendësojmë institucionet e drejtësisë, ata bëjnë punën e tyre ne punën tonë, pavarësisht cilat janë emrat”, tha Xhafaj.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 22 Shtator, 16:08

    Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?