Masa të reja për COVID/ Nga e mërkura ndalohet lëvizja nga ora 22:00 - 06:00! Edhe restorantet e lokalet mbyllen në këtë orar

TIRANË - Rritja e shifrave të koronavirusit ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë që të ndërmarrin masa të reja kufizuese në Shqipëri. Duke filluar nga e mërkura (11 nëntor), do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 - 06:00.

I njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për restorantet dhe baret të cilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se do të lejohet lëvizja vetëm për arsye pune ndërkohë që do të lejohet vetëm shërbimi 'delivery' për restorantet.

Masat do të zgjasin për 3 javë ku më pas do të vëzhgohet efektiviteti i tyre në mënyrë që të vendoset mbi vijimin e kësaj situate. Ndërkohë ajo tha se do të bisedohet për administratën publike në mënyrë që të shihet mundësia për të zhvilluar punën nga shtëpia vetëm aty ku është e mundur.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve" - tha Mira Rakacolli.

Ndërkohë deri më tani shkollat nuk përbëjnë rrezik për rritjen e shifrave të koronavirusit në vend. Rakacolli tha se nga vëzhgimi epidemiologjik në shkollat e vendit tonë, nuk është e nevojshme një kufizim apo mbyllje e tyre por situata do të vijojë të monitorohet.

"Maskat kanë dhënë rezultat pasi në të kundërt shifrat do të ishin detyrimisht më të larta. Gjatë hetimit epidemiologjik, më të shumtat e rasteve nuk i kanë përdorur maskat në shumë rtaste. Unë shpjegova që çdo masë që merret, merret për shkak të shifrave. Ne nuk na rezulton që në shkolla të kenë një shpërndarje më të madhe të koronavirusit. Ne po vazhdojmë monitorimin dhe gjithmonë masat do të jenë në dinamikë me rritjen e të infektuarve. Shkollat nuk kanë influencuar në rëndimin e situatës" - tha Rakacolli.

Së fundmi, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se çdo javë do të ketë një komunikim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë për mediat mbi situatën me masat kufizuese si dhe për situatën epidemiologjike.

Harta me raste sipas zonave

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Brataj: Çdo javë do ketë komunikim nga komiteti teknik për mediat

Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj deklaroi se do të ketë komunikim të Komitetit teknik të Ekspertëve mbi situatën.

" 1 herë në javë do të ketë komunikim për shtyp me mediat" - tha Brataj.

Ora 16:10
Rakacolli: Situata në shkolla e qëndrueshme! Nuk ka nevojë për masa të tjera kufizuese

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shprehet se situata në shkolla aktualisht është nën kontroll pasi rastet e të infektuarve nuk kanë ndikuar në numrin e përgjithshëm.

Ndaj ajo deklaroi se aktualisht nuk është e nevojshme vendosja e masave kufizuese ndaj shkollave.

"Maskat kanë dhënë rezultat pasi në të kundërt shifrat do të ishin detyrimisht më të larta. Gjatë hetimit epidemiologjik, më të shumtat e rasteve nuk i kanë përdorur maskat në shumë rtaste. Unë shpjegova që çdo masë që merret, merret për shkak të shifrave. Ne nuk na rezulton që në shkolla të kenë një shpërndarje më të madhe të koronavirusit. Ne po vazhdojmë monitorimin dhe gjithmonë masat do të jenë në dinamikë me rritjen e të infektuarve. Shkollat nuk kanë influencuar në rëndimin e situatës" - tha Rakacolli.

Ora 15:41
Masa të reja për Shqipërinë/ Ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 06:00

Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë kanë njoftuar pasditen e kësaj të hëne masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 - 06:00.

Gjithashtu edhe për lokalet dhe restorantet do të hyjë në fuqi ky kufizim përgjatë kësaj fashë oraresh.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve" - tha Mira Rakacolli.

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Guenda: 09/11/2020 23:02

    U pika juve, mbyllni baret nga ora 22-6 pikerisht orari kur jane bosh.Mbyllini shkollat se na i ka zene tmerri femijet. I eshte bere stres psikologjik sa here i mungon ndonje shok ne shkolle nga Covid.Rrime e numerojme ditet qe nga hera e fundit qe kane pasur kontakt me shoket e shkolles te semure. Po e perjetojne sh keq kte periudhe si ne te rriturit dhe femijet.

    Përgjigju
  • Publik: 09/11/2020 21:17

    Kanë muaj që ju thonë mos u sëmurni se nuk kemi ç'tju bëjmë. Ruani vehten e mos u duket çudi që duhet të shkoni në spital, po pat vend, jo vetëm me ilaçe po edhe me oksigjen me vehte. Kur nuk arrijnë të shpëtojnë familiarët e kolegët e vet imagjinoni të tjerët

    Përgjigju
  • Jau: 09/11/2020 20:45

    I kan dhon efekt maskat ksaj ca efekti te gjithve kalamojt ja u kan cu mshpi ka shkolla

    Përgjigju
  • Njoni: 09/11/2020 19:44

    Boft hajër virusi dhe socialmediat që ju dha mundësinë të gjithëve të shprehin inteligjencën duke dhënë leksione virilogjie apo ekonomie duke dhënë këshilla politike ose menaxhimi krizash pandemike.

    Përgjigju
  • Alb: 09/11/2020 19:19

    Kjo ekspertja para ca diteve doli tha femijet spermbejn kercenim se nuk e perhapin virusin studimin e ka kryer kabineti rama eshte e sigurt prandaj mbahen hapur cerdhe kopshte parashkollor.ishalla po na zbuloni dhe vaksinen.

    Përgjigju
  • Ina: 09/11/2020 18:25

    Nuk jan masa keto,jeni duke luajtur rrenash ,ne qytet vogla kush rrin pas ores 22,asnje lokal nuk mbajne distance,virusi perhapet gjate dites,pensionistet duhet te kene kufizim te orarit te daljes,duhen masa me te rrepta

    Përgjigju
  • Tmerr: 09/11/2020 17:58

    Ore e shikoni cfare po behet. Mbyllini shkollat ne zonat e kuqe se do behet nami.

    Përgjigju
  • Aaa: 09/11/2020 17:14

    Po si s’ke turp e flet per shkollat! Te klasa e femijes tim ne fillore u semuren 6 femije,12prinder e 4 mesues. Tani po plas bomba qe ngrehet ne shtator.

    Përgjigju
  • Bledi: 09/11/2020 16:51

    Futi nje te mbyllur qe nga ora 18:00, se 90% e bizneseve nuk I respektojne rregullat. Mos u jep kokerr leku se nuk e meritojne. Ka shume njerez qe jane me covid dhe dalin ne rruge, propozojini qe mos ti ofrohet sherbim shendetesor ketyre se moren ne qafe shume njerez se nuk I tregojne qe jane te infektuar.

    Përgjigju
    • Aqif Kopertoni: 09/11/2020 19:21

      Jo po me vra njerez te flesh gjume ti rehat.Po pse fajin njerezit e kane se shteti nuk ben dot ndjekjen dhe izolimin e rasteve.Vatrat jane fasonerite callcenteat dhe strukturat mjeksore jo njerezit qe bejne xhiro o loooni.Mentaliteti i qeverive populliste, shkarkohet faji te populli per te fshehur inkompetencen e shtetit

  • ina: 09/11/2020 16:09

    Me mire do ishte 21 deri 06 . dhe nqs do shtohen te mbyllet e shtuna deri te henen.

    Përgjigju
    • Mir kaushi: 09/11/2020 19:24

      Posi me zonje, tjeter ca do? pushkatojme te pabindurit? Bejme fletrufe per ata qe nxjerin qenin te urinoj jashte orarit te lejuar?Po rri ne shpi te me zonje ,mos dil

  • Lulashi: 09/11/2020 16:05

    Edhe ne Mal te Zi kafet dhe restorantet jane te mbyllura.

    Përgjigju
  • tironci: 09/11/2020 15:12

    Po ca lesh komiteti amon, ca do boj italia do bojn dhe keto amon a thu sikur i shpiken keto tonet masat, copy paste jane me italine gjermanine , na rrofte komiteti teknik qe na mer dhe onorare

    Përgjigju
    • Experti: 09/11/2020 16:21

      Experti jemi.! Por masat dihet qe do ngjasojn me shtet e tjera se po luftojm te njtin armik.! Kur ka pak menyra te njtat metoda dp perdoren.!

    • @Tito: 09/11/2020 16:21

      Jo mor shok se nuk mbyllet në 18.00 italia unë në atë orë dal nga puna, kshu i bin me flejt në punë. Këtu nuk lejohet lëvizja pas orës 22.00 deri në 5.00 por në rast të ndonjë urgjence mund të dalësh se nuk ka snajpera. Gjithsesi pi kopjojnë italinë në cdo lloj mase që marin.

    • Tito: 09/11/2020 15:47

      Italia mbyllet qe ne oren 18.00

    • tafa ka brryli: 09/11/2020 15:47

      she bo si tironc ti me, karamalok astiri.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë