TIRANË - Rritja e shifrave të koronavirusit ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shëndetësisë që të ndërmarrin masa të reja kufizuese në Shqipëri. Duke filluar nga e mërkura (11 nëntor), do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 - 06:00.

I njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për restorantet dhe baret të cilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj fashe orari. Zv. Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se do të lejohet lëvizja vetëm për arsye pune ndërkohë që do të lejohet vetëm shërbimi 'delivery' për restorantet.

Masat do të zgjasin për 3 javë ku më pas do të vëzhgohet efektiviteti i tyre në mënyrë që të vendoset mbi vijimin e kësaj situate. Ndërkohë ajo tha se do të bisedohet për administratën publike në mënyrë që të shihet mundësia për të zhvilluar punën nga shtëpia vetëm aty ku është e mundur.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). Smart-ëorking për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve" - tha Mira Rakacolli.

Ndërkohë deri më tani shkollat nuk përbëjnë rrezik për rritjen e shifrave të koronavirusit në vend. Rakacolli tha se nga vëzhgimi epidemiologjik në shkollat e vendit tonë, nuk është e nevojshme një kufizim apo mbyllje e tyre por situata do të vijojë të monitorohet.

"Maskat kanë dhënë rezultat pasi në të kundërt shifrat do të ishin detyrimisht më të larta. Gjatë hetimit epidemiologjik, më të shumtat e rasteve nuk i kanë përdorur maskat në shumë rtaste. Unë shpjegova që çdo masë që merret, merret për shkak të shifrave. Ne nuk na rezulton që në shkolla të kenë një shpërndarje më të madhe të koronavirusit. Ne po vazhdojmë monitorimin dhe gjithmonë masat do të jenë në dinamikë me rritjen e të infektuarve. Shkollat nuk kanë influencuar në rëndimin e situatës" - tha Rakacolli.

Së fundmi, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se çdo javë do të ketë një komunikim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë për mediat mbi situatën me masat kufizuese si dhe për situatën epidemiologjike.

Harta me raste sipas zonave

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:35
Brataj: Çdo javë do ketë komunikim nga komiteti teknik për mediat

Drejtori i Urgjencës kombëtare Skënder Brataj deklaroi se do të ketë komunikim të Komitetit teknik të Ekspertëve mbi situatën.

" 1 herë në javë do të ketë komunikim për shtyp me mediat" - tha Brataj.

Ora 16:10
Rakacolli: Situata në shkolla e qëndrueshme! Nuk ka nevojë për masa të tjera kufizuese

Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli shprehet se situata në shkolla aktualisht është nën kontroll pasi rastet e të infektuarve nuk kanë ndikuar në numrin e përgjithshëm.

Ndaj ajo deklaroi se aktualisht nuk është e nevojshme vendosja e masave kufizuese ndaj shkollave.

"Maskat kanë dhënë rezultat pasi në të kundërt shifrat do të ishin detyrimisht më të larta. Gjatë hetimit epidemiologjik, më të shumtat e rasteve nuk i kanë përdorur maskat në shumë rtaste. Unë shpjegova që çdo masë që merret, merret për shkak të shifrave. Ne nuk na rezulton që në shkolla të kenë një shpërndarje më të madhe të koronavirusit. Ne po vazhdojmë monitorimin dhe gjithmonë masat do të jenë në dinamikë me rritjen e të infektuarve. Shkollat nuk kanë influencuar në rëndimin e situatës" - tha Rakacolli.

Ora 15:41
Masa të reja për Shqipërinë/ Ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 06:00

Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë kanë njoftuar pasditen e kësaj të hëne masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Duke filluar nga dita e mërkurë, do të ndalohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 - 06:00.

Gjithashtu edhe për lokalet dhe restorantet do të hyjë në fuqi ky kufizim përgjatë kësaj fashë oraresh.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë. Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve" - tha Mira Rakacolli.