TIRANË- Edhe 15 vite pas masakrës së 21 janarit, që tashmë po hetohet nga SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha nuk shfaqet i penduar për vrasjen e 4 protestuesve në Bulevard. Në konferencën për shtyp nga selia e PD, ai nuk u shpëtoi dot pyetjeve për krimin shtetëror, por kësaj radhe duke shpalosur një skenar të ri.
Ndonëse është e vërtetuar edhe me pamjet nga janari i 2011-ës se protestuesit e vrarë ishin me duar në xhepa dhe jashtë rrethimit të Kryeministrisë, skenari i ri i Berishës është se ata kanë qëlluar me gurë dhe plumba në drejtim të kryeministrit në detyrë, pra në drejtim të tij.
“Nuk është përgjegjësia ime. Përgjegjësia ime, se unë kisha trajtuar me standardet më demokratike 752 protesta të opozitës në të 4-anët e vendit, pa asnjë cënim, por në përputhje me rregullat e një vendi demokratik. Përgjegjësia ime, se hidhnin gurë dhe plumba? E mohoi sot, por ato janë në dritare, të dokumentuara, plumbat dhe revolet e tyre janë të dokumentuara, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Nuk blindoja dyer unë, blind isha vetë unë. Nuk lëshoja zyrën unë, nuk bëja këtë frikacak që ja mbath. Jo unë në zyrë. Pse në zyrë? Se isha në të drejtën time, nuk i kisha borxh kujt”, tha Berisha.
Ish-kryeministri ricikloi akuzat e vjetra kundrejt Edi Ramës se është përgjegjës për ngjarjen, duke iu rikthyer përgjimit mes zv.kryeministrit të asaj kohe Ilir Metës dhe Dritan Priftit, për të cilin tha se ishte i falsifikuar. Berisha mbrojti edhe Gardën që lëshoi plumba drejt protestuesve duke vrarë 4 prej tyre dhe duke qëlluar qindra të tjerë. Sipas Berishës, Garda nuk bëri gjë tjetër veçse zbatoi detyrën.
“Edi Rama i solli ata si mish për top për pushtetin e tij. I solli si mish për top, për pushtetin e tij. Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Sa u dënuan aty, por nuk gjeti asnjë shkak se aty kishte qëllime, ku Garda qëlloi në kushtet e ligjit. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj dhe ajo propozoi vendimet. Kjo është historia", tha Berisha.
Për masakrën e 21 Janarit Sali Berisha u pyet në SPAK për herë të parë më 19 nëntor 2025, ku sërish nuk hezitoi të deklaronte se “kur përdorin dhunën, ka edhe plagosje, ka edhe vrasje, kjo është e pamohueshme”.
Komente












Perderisa drejtesia perdridhet ne poturet e non-grates madheshtore,,,,do vijojme te degjojme skenare pas skenaresh ,qe derrmojne cdo shprese per shtet te se drejtes.
Përgjigju21 janari është turpi i SPAK i cili nuk meret e vrasjet e shekullit por për të justifikuar milionat që marin meren me hajdut xhepash...
PërgjigjuVetem ne kete deklarate te rreme ,se u qellua nga protestuesit drejt zyres se tij ne kryeministri ,ky kriminel duhet srrestuar sot me 21 Janar . Ka kryer grusht shteti ne 14 Shtator me arme ne dire bile dhe antitank ,nuk u denua shiti Cez dian,shiti Armon dhe tani 21 Janari dhe nuk po denohwt. Cfar te presim nga drejtesia kur ky tip pranon vrasjet me gojen e tij dhe thote garda zvatou ligjin
Përgjigju