Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas masakrës së sotme në Mat, ku 3 persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur, pasi u vranë me armë nga Kujtim Koxha.

Basha shkruan se kjo është një ngjarje e tmerrshme që tregon edhe njëherë se shteti ka degraduar dhe se pasiguria mbizotëron në vendin tonë. Basha thotë se ky është guximi i banditëve që sipas tij, janë të veshur me pushtet.

Reagimi i plotë:

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli.  Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen

Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani. Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin, pasi një 51-vjecar ka vrarë me automatik, 3 punonjës të bashkisë së Matit dhe një tjetër e ka plagosur. Kujtim Koxha, vrau Mentor Hoxhën, Erzen Aliajn dhe Hamit Brucin, pas një konflikti të castit, motivet e të cilit ende nuk janë sqaruar.