Masakra e Selenicës, Basha: Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve

Masakra e Selenicës, Basha: Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Pas masakrës së djeshme të ndodhur në Selenicë, ku një 24-vjeçar vrau për motive banale tetë kushërinjtë e tij, një reagim ka ardhur nga opozita.

Me anë të një statusi në Tëitter, kreu i PD-së Lulzim Basha ka shkruar se vrasja mizore ka tronditur të madh e të vogël dhe se shpreh lutjet e tij për viktimat.

Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.

Lulzim Basha, kryetar i PD-së

Postimi i plotë:

Vrasja mizore e 8 familjareve ne Resulaj, perfshire 2 femije, ka tronditur te madh e te vogel. Mendimet dhe lutjet e mija jane per shpirtrat e te ndjereve dhe dhimbjen e te afermve. Sot eshte dite zie per Vloren dhe vendin por dhe reflektimi per pasigurine qe shtohet cdo dite.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Paloka mbi masakrën e Selenicës: Ka tronditur çdo shqiptar, i vetmi që nuk reagon është kryeministri i vendit

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar mbi tragjedinë e Vlorës me anë të një statusi në Facebook.

Në statusin e tij, Paloka shkruan se kjo ngjarje ka tronditur çdo shqiptar por i vetmi që nuk reagon është kryeministri i vendit.

Është cinizmi ekstrem i një kryeministri që nuk ia ndjen hiç për askënd apo është fakti që shumë qytetare shkruajnë në komentet e tyre lidhur me autorin e krimit: “Ne të çmendurin e kemi ne krye të qeverisë, çfarë presim nga ata që ky i lë rrugëve.

Edi Paloka, deputet i PD-së

Postimi i Palokës:

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat

Elektroshtëpiaket, bulmeti e veshjet, produktet që blejmë më shtrenjtë se në Europë, sipas Eurostat