Vatra e zjarrit që përfshiu dje vend-depozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit vijon të jetë aktive edhe sot. Imeldi Sokoli, ekspert mjedisi përmes një lidhje të drejtpërdrejtë tha ‘Në Sot Live në Shqipëri’ se deri më tani dyshohet se zjarri në landfill ka rënë aksidentalisht, megjithatë ai i nënvizon se duhen hetime të mëtejshme.

“Nga ajo çfarë thuhet së shkaqet janë quajtur aksidentale, por duhen hetime për këtë masakër mjedisore. Me strategjinë e fundit ne kemi edhe ardhjen e mbetjeve siç është një pjesë e qarkut Elbasan dhe një pjesë të qarkut Fier. Landfilli i Bushatit ka kushte teknike sa i përket menaxhimit të mbetjeve, por duhet monitoruar herë pas here në kuadër të ligjit të menaxhimit të mbetjeve. Ndërmarrja e Bushtatit e jep me koncension menaxhimin e landfillit dhe për këtë duhet të kishte monitorim më të fortë që mos të paraqisnin rrezik siç është rasti në fjalë” tha Imeldi Sokoli.

Ndër të të tjera ai shtoi se landfilli kapacitet të limituar për grumbullimin e mbetjeve dhe për këtë duhen të merren masa. Sokoli nënvizon gjithashtu se në këtë landfill nuk depozitohen mbetje të rrezikshme, si ato spitalore apo mbetje të ndërtimit.

“Ka një kapacitet të limituar sa i përket grumbullimit të mbetjeve. Mendoj se jemi afër pikës kritike të mbushjes rreth 80%, ne duhet të investojmë në rritjen e përmasave të landfillit. Nuk kemi të bëjmë me mbetje të rrezikshme, spitalore apo të ndërtimit. Në kudër të proceseve që kemi në landfill kemi mbetje që mund të ricilklohen dhe pjesa tjetër mund të groposen. Megjithatë kjo ndotje ka ndikim të lartë në mjedis. Në disa pika të qyetit të Shkodrës gjatë natës kemi një ndotje katër herë më të lartë”, përfundoi eksperti.


Lajmi kryesor:

PAMJE ME DRON/ Masakër mjedisore në Shkodër, vijon të digjet fusha e mbetjeve e Bushatit! Tymi mbulon gjithë zonën