Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Miklovan Parubin, autorin e krimit të dyfishtë në Shkodër. I penduar Parubi rrëfeu para togave të zeza se qëlloi ndaj viktimave pasi ata e kishin tallur dhe vënë në lojë.
“Jam penduar për ngjarjen por ata ma bënë borxh. Ata më kanë tallur dhe vënë në lojë” ka thënë Miklovan Parubi.
E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për personin që ndihmoi Miklovanin duke i gjetur armën e krimit dhe duke e larguar nga vendi i ngjarjes i cili ka thënë në gjykatë se e ka ndihmuar, pasi i trembej vrasjes.
‘E kam ndihmuar autorin e krimit pasi kisha frikë se do më vriste edhe mua” ka thënë para togave të zeza Marcel Shpijati.
Masa e sigurisë për autorin dhe bashkëautorin është dhënë me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie për shkak të ndonjë hakmarrje të mundshme.
Në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm edhe të afërm të viktimave, ndërkohë që babai i Parubit është transportuar nga forcat e policisë në gjykatë.
Autori i masakrës në Dajç të Shkodrës, Miklovan Parubi shkrehu 38 plumba në drejtim të shokëve të tij, ku mbeten dy persona të vrarë dhe 4 të tjerë të plagosur, pas një sherri për lojën e pokerit.
Policia e Shkodrës bëri me dijë se ka gjetur 38 gëzhoja automatiku në vendin e ngjarjes, ndërsa në banesën e Miklovan Parubit u gjet edhe arma e krimit, një automatik model 56, me një karikatore me 25 fishekë.
Autori i vrasjes së dyfishtë në Shkodër ishte përdorues droge dhe me probleme emocionale të kontrolluara.
Pas arrestimit të Miklovan Parubit, gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestrua një sasi droge, të cilën dyshohet se e përdorte për konsumim vetjak.
Ai u arrestua pas 14 orësh nga policia në një stallë bagëtish pranë banesës së tij.

(Miklovan Parubi në Gjykatën e Shkodrës)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO