Më datë 27.05.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal për vepren penale te “Vrasjes per gjakmarrje”, ne bashkepunim parashikuar nga neni 78/a te Kodit Penal,
 
Sipas infromacionit referues, ne datë 27.05.2015 rreth orës 18.30 në vendin e quajtur “Bulevardi Zogu i Parë”, Tiranë pas një shkëmbi zjarri kanë mbetur të vdekur shtetasit Besnik Sulku dhe Gerti Goxhaj, ndërsa shtetasi Mentor Lufi(Doçi) është transportuar për në spitalin Universitarë të Traumës, ku nga plagët e marra ka gjetur vdekjen e mënjëhershme.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes jane sekuestruar me cilësinë e provës materiale tre armë zjarri; dy të markës Makarov, dhe arma tjetër tip Glock, si dhe në vendin e ngjarjes janë sekuestruar edhe 17(shtatëmbëdhjetë) copë gëzhoja arme zjarri. Gjithashtu gjatë kqyrjes së kufomave të shtetasve Besnik Sulku, Gerti Goxhaj dhe Mentor Lufi(Doçi) në trupat e secilit prej tyre është gjetur nga një predhë plumbi të cila janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Në momentet e para pas ndodhjes së ngjarjes nga ana e sherbimeve të policisë të Repartit Shqiponja të Drejtorisë së Policisë Qakurt Tiranë dhe atyre të Komisariatit të Policisë nr.3 është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasve Klejvi Doçi dhe Markeljan Doçi vëllezër me njëri tjetrin dhe nipat e viktimës Mentor Lufi(Doçi). Sipas raportit të shërbimit dhe kapjes në flagrancë shtetasi Markeljan Doçi ka pasë një dorë një armë zjarri të llojit pistoletë, të cilën e ka hedhur në vendin e ngjarjes. Disa momente me vonë është bërë edhe shoqërimi i shtetasit Italian Salvatore Letizia, i cili është kapur nga ana e forcave të policisë afër Hotel “D….”, ku edhe i është sekuestruar një qese plastmasi Brenda së cilës kishte një xhup sim dhe një foto e cila me pas është vërtetuar se i përkiste viktimës Mentor Lufi(Doçi).

Ne lidhje me mekanizmin e ngjarjes janë pyetur me cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e hetimit disa shtetas, të cilët kane qene te pranishem ne vendin e ngjarjes. Nga teresia e deklarimeve te tyre tregohet se:

Disa minuta perpara ngjarjes rreth ores 18 00 min  ne lokalin e quajtur “H….” qe ndodhet prane fakultetit te Shkencave te natyres, perballe Martenitetit Gjeraldina, jane ulur shtetasit Mentor Lufi(Doçi), Markeljan Doçi, Klejvi Doçi, Gerti Goxhaj.

Pasi kane qendruar ne lokal, kane dale jashte dhe kane hipur ne makina  te cilat ishin te parkuara prane lokalit. Ne makinen “Tuarek” me targa AA xxx KE kane hipur shtetasit Markeljan Doçi, Klejvi Doçi, ne automjetin tip BMW kane hipur shtetasit Mentor Lufi(Doçi), dhe Gerti Goxhaj, ndersa personat e tjera jane larguar me nje automjet tjeter Range.

Automjetet BMW dhe Tuarek kane levizur njera pas tjetres. Perpara ka qene automjeti tip BMW i cili drejtohej nga shtetasi Gerti Goxhaj dhe pasagjer shtetasi Mentor Doci. Ne momentin qe kane filluar levizjen prane makine BMW jane afruar dy persona te maskuar te cilet kane patur pistoleta ne dore.

Ne momentin qe kemi filluar levizjen kam vene re qe ne drejtim te makines BMW nga krahu i pasagjerit jane afruar dy persona te maskuar te cilet kishin pistoleta ne duar dhe sapo jane afruar rreth nje meter nga automjeti BMW kane qelluar menjehere ne drejtimin ku ishte ulur Mentori.

Ne kete cast Markeljan Doçi i cili drejtonte automjetin Tuarg qe ndodhej prapa i ka dhene shpejtesi makines, duke e drejtuar per te keta personat e maskuar dhe i ka goditur me parakolpin e makines njerin nga personat qe ishte me arme dhe konkretisht shtetasin Italian Salvatore Letizia.

Menjehere ka ndaluar makinen dhe Markeljani se bashku me Klevin kane zbritur nga makina. Markeljani ka patur me vete nje pistolete dhe eshte vene ne ndjekie te njerit prej personave qe kishte qelluar dhe konkretisht te shtetasit Besnik Sulku i cili ishte duke u larguar me vrap ne drejtim te local “N….”. Markeliani ka qelluar disa here ne drejtim te tij duke e vrare ne vend.

Menjehere  ka ardhur policia ne vendin e ngjarjes e ngjarjes. Nga ana e tyre eshte bere e mundur kapja dhe shoqërimi i shtetasve Klejvi Doçi dhe Markeljan Doçi vëllezër me njëri tjetrin dhe nipat e viktimës Mentor Lufi(Doçi). Disa moment me vonë është bërë edhe shoqërimi i shtetasit Italian Salvatore Letizia I cili është kapur nga ana e forcave të policisë afër Hotel “D….| ku edhe I është sekuestruar një qese plastmasi Brenda së cilës kisht një xhup sim dhe një foto e cila me pas është vërtetuar se I përkiste viktimës Mentor Lufi(Doçi).

Pas shoqerimit te personave te mesiperm eshte bere edhe pyetja e tyre.

Nga deklarimet e shtetasit Italian Salvatore Letizia, ai pranon se ka qene ne vendin e ngjarjes se bashku me te vrarin Besnik Sulku. Te dy kane patur arme me vete dhe se pasi eshte larguar nga vendi i ngjarjes armen e ka hedhur ne nje shkurre prane hotelit ku u gjet u kap nga Policia. Nga ana e policise eshte bere me pas edhe kqyrja e vendit ku mendohej te ishte hedhur pistoleta dhe me pas eshte gjetur pistoletadhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale.

Ne lidhje me motivin e ngjarjes ka deklarimet e te shoqeruarve dhe nga veprimet e tjera hetimore te deritanishme, rezulton se
ka dyshime të bazuara se shtetasit Markelian Doçi dhe Klejvi Doçi kanë marrë pjesë dhe kanë kryer në Hollandë vrasjen e vëllait të autorit dhe Besnik Sulku, i quajtur Durim Sulku në shënjë hakmarrjeje për atentatin e kryer ndaj xhaxhait të tyre viktimës Mentor Lufi(Doçi) në Tiranë me dt.19.12.2014.

Mbi bazen e te dhenave te mbledhura nga vendi i ngjarjes, deklarimeve te personave te pranishem ne vendin e ngjarjes, deklarimeve te personave te dyshuar eshte bere edhe arrestimi ne flagrance i shtetasve, Klejvi Doci, Markeljan Doçi, Salvatore Letizia, te dyshuar per kryerjen e veprave penale te Vrasjes per gjakmarrje”, ne bashkepunim parashikuar nga neni 78/a te Kodit Penal.