Masat e reja anti-Covid, Rama: Të zbatohen rigorozisht, duke nisur nga partitë politike

Masat e reja anti-Covid, Rama: Të zbatohen rigorozisht, duke nisur nga partitë politike

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar qytetarëve me një apel në rrjetet sociale fill pas komunikimit të masave të reja nga ministrja Manastirliu dhe Komiteti i Ekspertëve. Rama shkruan se masat e reja duhet të zbatohen rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim.

"MASAT E REJA duhen zbatuar rigorozisht, duke nisur nga partitë politike, pa përjashtim, e deri tek çdo individ që duhet të mbajë maskën kudo jashtë shtëpisë dhe të shmangë çdo grumbullim. Ora policore dhe njësitë tregtare të çdo lloji, do të mbikëqyren rreptësisht.

Ju lutem bëni tuajën të gjithë këto dy javë, që masat të lehtësohen e jo rëndohen më tej

Kufizimi i lëvizjes së popullatës nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore apo motive pune. Personat që lëvizin për arsye pune pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët, nga ora 20:00 deri në orën 06:00, në të gjithë vendin, nga data 11.02.2021 deri në datën 25.02.2021. *Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shërbimin në banesë (delivery), i cili duhet të kryhet duke respektuar protokollet AntiCovid.

Shkollat e mesme në zonat me risk të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të zhvillojnë mësimin online, nga data 11.02.2021 deri në datën 26.02.2021.

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë të domosdoshme, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid", shkruan Rama.

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi nga nesër, Shqipëria do të mbyllet në orën 20:00 dhe jo në 22:00, siç është aktualisht, këtu përfshihet lëvizja e qytetarëve dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve. Këto masa do të jenë në fuqi deri më 25 shkurt, ndërsa shkollat e mesme në 10 bashki që janë cilësuar si me rrezikshmëri të lartë, të kalojnë në skenarin e tretë, pra të bëjnë mësimin online.  Në një deklaratë për shtyp ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se sezoni i provimeve do të zgjatet duke u bërë 45 ditë si dhe provimet që nuk mund të zhvillohet online, ta zhvillojnë në klasë, por me jo me më shumë se 15 nxënës dhe kohëzgjatja jo më shumë se 1 orë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 10/02/2021 18:08

    Zoti Kryeminister, pervec ketyre qe thoni ju jane shume te drejta dhe vertete nuk duhet toleruar ne asnje moment. Por nje pyetje kam. Keta qe dalin pozitive nga 800 e deri ne 1000 e ca keto ditet e fundit, dmth te gjithe keta qe dalin pozitive, a nuk duhet te rrine ne karantine te detyruar?! Ju do thoni, sigurisht qe rrine ne karantine dyjavore. Por une druaj qe ata jo vetem qe nuk rrine, por askush nuk i kontrollon. Kete e kam te vertetuar. Sepse kam patur dy njerez te mi qe kane rezultuar pozitive, njeri ne korrik, dhe tjetri tetor, dhe askush nuk erdhi te beje nje kontroll se mos ndoshta keta mund te kene dale per ndonje pune personale (blerje ushqimesh, apo gjera te tjera). Pra, mendoj qe para se te shtrengohen masat, duhet te shtrengohen kontrollet te atyre qe rezultojne pozitive nga testet. Te pakten keta qe dalin zyrtarisht duhet patjeter qe nje ose dy here ne dite duhet te shkoje i plotfuqishmi ne shtepi dhe te shikoje qe keta njerez te jene ne shtepi, ne te kundert, pra nese nuk i gjejne ne shtepi te kete gjoba te majme.

    Përgjigju
    • Era: 10/02/2021 19:51

      Ehe, te mbushme e ke. Se aty e ka mendjeni Ay, se si te vendose masat e duhura ndaj pandemise. Akoma nuk e kupton se jemi ne tonen, cfat te kemi, ishalla na shikon e ndih zoti. Vendi me shkallen me te larte te infektimeve dhe i lene kafe e bare hapur akoma. Kusuri qe na zuri thuaj

    • Daje Ceni: 10/02/2021 19:44

      Jashte vendit kur dyshohet se ka persona pozitive vendoset ne karantine jo vetem banesa por edhe rruga ne te cilen ndodhet banesa jo si tek ne qe lejohet transporti me autobuzet urbane qe pa frike mund ti quash mine me sahat.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar