Masat ndaj koronavirusit/ Dezinfektohen ambientet publike në Sarandë! Mungojnë maskat mbrojtëse (VIDEO)

Sipas përgjegjësit të Zyrës Arsimore Sarandë Vladimir Demaj prej një muaji janë marrë masat për furnizimin  e bashkisë së Sarandës me masat mbrojtëse nga koronavirusi.

"Ka më shumë se një muaj që shkollat janë furnizuar nga Bashkia me detergjent dhe klor pluhur dhe pothuajse çdo ditë është klorifikimi brenda ambienteve dhe sidomos tualetet", u shpreh ai.

Ndërkohë që masat e higjienës janë vënë re edhe në qytet duke filluar nga pastrimi dhe dezinfektmi i kazanëve, mbetjeve dhe pusetave. Një problem janë maskat mbrojtëse të cilat mungojnë në disa farmaci të qytetit.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ Ndeshjet pa tifozë, anulohen të gjitha seancat gjyqësore! Dezinfektohen ambientet publike (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja