Në të gjithë vendin janë shtuar masat e sigurisë, kontrollet dhe janë shpërndarë mesazhe sensibilizuese për parandalimin e koronavirusit. Në spitalin rajonal Shkodër është kryer edhe procesi i dezinfektimit i pjesë e masave parandaluese gjatë sezonit të gripit por dhe koronavirusit. Në shkollat e Kukësit dhe Vlorës janë afishuar në klasa masat e nevojshme për parandalimin e koronavirusit dhe informimin e fëmijëve për kushtet e higjienës personale.
Në të pikat kufitare vijojnë kontrollet në kuadër të masave për koronavirusin, si dhe janë shpërndarë broshura me mesazhe sensibilizuese për parandalimin e virusit. Në shkollat e Vlorës janë afishuar në klasa masat e nevojshme për parandalimin e koronavirusit. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare 'Lef Sallata' Egla Xhemalaj tha se në çdo klasë nxënësit po informohen për masat bazuar dhe nga udhëzimi i ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.
"Kemi filluar një sensibilizim nëpër klasa, çdo mësues kujdestar ka prezantuar disa nga rregullat për tu mbrojtur ndaj këtij infeksioni", tha Xhemalaj.
Parandalimi i koronavirusit ka shtuar masat jo vetëm në kufi por në të gjitha spitalet e vendit, përfshirë dhe atë të Shkodrës. Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Shkodrës ka bërë dezinfektimin e të gjithë ambienteve të reparteve të saj si masë parandaluese gjatë sezonit të gripit, por edhe si masë parandaluese për koronavirusin.
Sipas shefes së repartit infektiv, Rezarta Bazhdari tha se dezinfektimi është një masë profilaktike dhe parandaluese pasi është periudhë gripi dhe si masë ndaj koronavirusit. Ajo shtoi se deri tani nuk ka asnjë rast të dyshuar në Shkodër, por dhe në rast se shfaqet bëhet izolimi i personit brenda ambienteve të spitalit rajonal dhe më pas lajmërohen ISHP dhe emergjenca që fillon kryerjen e analizave deri në karantimin e pacientit.
'Situata është normale nuk kemi asnjë rast me koronavirus. Jemi në periudhë gripi dhe rastet e paraqitura janë me grip, që është normale për periudhën që jemi. Spitali ka marrë masa për dezinfektimin e reparteve, por kjo është një masë profilaktike dhe parandaluese pasi është periudhë gripi, por dhe si masë ndaj koronavirusit. Nëse shfaqen rastet e dyshimta bëhet izolimi i personit brenda ambienteve të repartit dhe më pas lajmërohet qendra kombëtare e emergjencës 127 dhe Instituti i Shëndetit Publik për të bërë më tej ndjekjen e tij. Deri tani nuk ka pasur asnjë rast të tillë', tha Bazhdari
Gjithashtu mjekja theksoi edhe një herë se një higjienë e pastër, larja e duarve, dezinfektimi dhe shmangia e kontakteve me personat që paraqesin simptoma gripi janë disa nga masat parandaluese që duhet të dijë çdo qytetar.
Në doganën e Morinës kanë vijuar kontrollet për koronavirusin, ndërkohë që po bëhet edhe shpërndarja e broshurave informuese me këshillat për mbrojtjen nga ky virus. Qytetarët janë njoftuar se duhet të telefonojnë në numrin 127 në rast se shfaqin shenja të koronavirusit. Mësohet se përmes doganës së Morinës deri më tani ka hyrë vetëm një shtetas italian i cili nuk ka shfaqur shenja të koronavirusit. Pasi i është bërë intervistimi dhe matja e temperaturës ai është lënë i lirë.Ndërkohë që edhe në shkollat e qytetit të Kukësit po zhvillohen orë informuese nga ekipet e njësisë vendore të kujdesit shëndetësor për shtimin e masave për higjenën.
Punonjësit e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër kanë shpërndarë broshura masat ndaj koronavirusin, në pikën kufitare të Kakavijës si dhe dyqane, shkolla dhe biznese. Ndërkohë Njësia e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër ka organizuar një aktivitet informues dhe sensibilzues për koronavirusin në tregun e komunitetit rom. Ata kanë shpëndarë fletë-palosje për masat mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Në pikën kufitare të Kapshticës është shtuar personeli mjekësor që do të kontrollojnë udhëtarët që vijnë nga vendet e huaja, nëse kanë shenja të koronavirusit. Në dispozicion të tyre janë vënë tre termometra lazer. Ndërklohë në terren qëndrojnë 4 mjekë të cilët alternohen me 3 turne. Ata bëjnë matjen e temperaturës si dhe intervistimin e udhëtarëve që futen në vendin tonë.
Kush ka sintoma gripi duhet te sensibilizohet vet e mos dali nga shtepia e keshtu evitojm e shpetojm sa me shum njerez dhe nuk lejojm hapjen e semindjes
PërgjigjuDje kalova ne kapshtice Nuk kishte asnje kontroll si nga dogana jone edhe nga ajo greke
Përgjigju