Mashkulli më i shëndoshë britanik
410 kg, rrezikon të ndërrojë jetë 

Carl Thompson është mashkulli më i shëndoshë i Britanisë me një peshë trupore ekstreme prej 410 kilogramësh.
 
Doktorët frikësohen se 33 vjeçari që është ngujuar prej më shumë se 12 muajsh në shtëpi nga pamundësia për të levizur, do të vdesë nëse ai nuk arrin të paktën në 280 kilogramë.
 
Ai thotë se në fëmijëri kishte marrëdhënie të këqija me ushqimin dhe në adoleshencë oreksi i tij filloi të rritej. Tani jeton i vetëm dhe shoqëria e tij e vetme janë dy kujdestarë që e vizitojnë dy herë në ditë. Ata e vizitojnë në mëngjes për ta larë dhe gatuar vaktet e ditës, ndërsa në darkë rikthehen sërish.
 
Sipas ekzaminimeve të mjekëve, llogaritet që çdo ditë në trupin e tij të konsumohen 10,000 kalori. Por i riu është tepër i rëndë për të ecur ose larë veten.
 
Njerëzit rreth tij janë prekur shumë nga historia e tij dhe janë ofruar ta ndihmojnë atë me këshilla e instruksione për të humbur peshë.
britani
britani
britani
 
  Redaksia Online
 (al.h/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’

Aktivitetet kulturore/ ‘Ëndërr në papafingo’, shfaqje në teatrin ‘Skampa’, Elbasan! ‘Mbi miqësinë’ vjen në ‘Metropol’