Mashtrim miliona lekë me TVSH-në, ekstradohet nga Danimarka greku i kërkuar nga drejtësia shqiptare (Skema)

Ekstradohet nga Danimarka drejt vendit tonë, një 46 vjeçar grek, për të cilin  Gjykata e Shkodrës ka caktuar  masën “Arrest me burg” në mungesë për disa vepra penale, si “krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar kryer në bashkëpunim”, “fshehje e të ardhurave“, “mospagim i taksave dhe tatimeve” dhe “falsifikim i dokumenteve”. Bëhet fjalë për Dimitrios Thomoglou, administrator i kompanisë “General Impex”, i cili nga mospagimi i taksave i shkaktoi miliona lekë dëme shtetit shqiptar.

Ndërkohë, në qershor të këtij viti, Policia e Shkodrës arrestoi bashkëpunëtorin e tij, 39-vjeçarin nga Tirana, Kreshnik Mustafaraj, pronar i një firme tregtimi të miellit, person ky i cili kishte blerë firmën tek  greku. Kurse për noterin me inicialet GJ.K., të dyshuar si të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, më herët është caktuar masa e pezullimit të ushtrimit të detyrës, si dhe “detyrim paraqitje” për Afrim Bicin, administrator i një tjetër subjekti që ka fshehur të ardhurat.

Nisur nga hetimet e bëra në harkun kohor prej tre muajsh, ka rezultuar se këta dy persona bënin regjistrim fiktiv të subjekteve tregtare duke krijuar skema mashtrimi me qëllim përfitimin e tatimit të vlerës së shtuar (TVSH) në formë rimbursimi, dhe duke mos paguar taksat dhe tatimet, i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik.

Kështu, nga hetimet ka rezultuar se subjekti “General Impex” nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar dëm ekonomik shtetit ne vlerën e rreth 250 milionë lekë nëpërmjet fshehjes së të ardhurave dhe 73 milionë lekë të reja nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve. Ndërkohë, zyrtarisht policia shprehet se vlera e aseteve që u transferuan është 4 milion euro, ndërsa vlera e veprimtarisë ekonomike që u transferua është 1.9 milion euro.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 09/12/2019 13:27

    Ashtu rropen vendin e tyre, kujdes nga grekt, janë hajdutë të medhenj. Veshtrimin nga perendimi për biznes dhe jo nga lindja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?