Mashtrimi/ Kontabilisti për Report TV: Shkak rimbursimi i gabuar i TVSH-së, skemat s'do eliminohen

Skemat me mashtrimin me TVSH-në, në mënyrë të përsëritur sipas ekspertëve ndodh për shkak të mungesës së kontrollit të detajuar të inspektorëve. Kjo pasi një skemë mashtrimi si ajo e disa ditëve më parë lidhet me rimbursimin e TVSH-së. Eksperti kontabël Agim Binaj thotë për Report TV se kur biznesit i del TVSH-ja në blerje më e lartë se në shitje, ai kërkon rimbursim që firmoset nga tatimorët.

“Detyrimisht online deklarohen dhe libër shitje dhe libër blerje, por ai nuk paguan. Ky është problem. Pse, se ai kërkon rimbursim, sepse TVSH-ja në blerje I del më e madhe se TVSH-ja në shitje. Nuk mund të bësh dot rimbursim TVSH-je pa bërë kontroll. Nuk mund të bësh mashtrim apo abuzim TVSH-je po nuk morën pjesë tatimorët” shprehet kontabilisti Binaj.

Teksa komenton skemën e fundit të mashtrimit ku u përfshinë 15 persona me kompani të ndryshme që lëshonin fatura fiktive dhe që sipas informacioneve i kanë shkaktuar një dëm prej 30 milionë eurosh buxhetit të shtetit, thotë se skema të tilla nuk do të eliminohen asnjëherë.

Eleminim absolut nuk ka në asnjë rast, sepse prap brenda legjislacionit që ti ke mund të ketë shtigje të hapura. Problem është që ne duhet të forcojmë kontrollin” u shpreh eksperti.

Pavarësisht se në abuzimin e fundit u përfshinë kompani nga sektorë të ndryshëm eksperti pohon se ndërtimi mbetet një nga fushat ku ky lloj mashtrimi bëhet më lehtë. Binaj thotë se praktikisht dëmi i shkaktuar përkthehet në kosto shtesë për qytetarët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'

Tiranë/ Porosiste online telefona, kur vinin pakot pranë banesës kërcënonte me thikë dorëzuesin dhe nuk paguante paratë! Arrestohet 32-vjeçari, kishte masë 'arrest shtëpie'