'Sëmuren' papritur, lirohen nga qelia 9 nga 15 biznesmenët për 30 mln € evazion: 'Peshqit' e mëdhenj janë jashtë

TIRANE-Gjykata penale ka ndryshuar masën e sigurisë duke liruar nga qelia 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar për 30 milionë euro evazion. Nëntë nga biznesmenët janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 6 të tjerë 20 ditë burg. Në arrest shtëpie u lanë nga gjykata; Shpresa Joanidhi, Paqsor Buzi, Astrit Lala, Haxhi Sala, Ilia Dimo, Shkëlqim Prodani, Rabi Kurti, Riza Roshi dhe Rrapo Baduni. Ndërsa me masë sigurie 20 ditë burg u lanë; Besnik Pelivani, Fatmir Firi, Ardian Bejko, Vasil Korita, Vangjush Mbriçe dhe Mhill Ndreca.

Fillimisht prokurorja Elisabeta Imeraj kërkoi burg për 14 nga 15 të arrestuarit, por pas kërkesës së të arrestuarve për liri me argumentin se janë të pafajshëm dhe se janë sëmurë apo kanë pjesëtarë të familjes sëmurë, organi i akuzës ndryshoi qëndrim duke kërkuar që në burg të mbeten vetëm 8. Pasi dëgjoi të dyja palët, gjykata vendosi që të lironte nga qelia 9 prej biznesmenëve dhe në arrest me burg 20 ditë la vetëm 6 prej tyre.

Gazetarja e Report Tv Xhensila Kodra solli të gjitha dëshmitë dhe pamjet nga brenda seancës që zgjati 7 orë, pasi nisi në orën 11:30 dhe përfundoi në orën 18:30.  Gjyqtare e cështjes ishte Ardiana Bera, ndërsa u paraqitën të gjithë të arrestuarit.  Në kërkim janë edhe 34 persona të tjerë, pasi njëri u arrestua sot, me akuzën si administrator kompanie, por i riu nga Shkodra që u prangos deklaroi se ishte bojaxhi, por e kishin mashtruar duke krijuar një shoqëri fiktive me emrin e tij. Një ditë më parë Report Tv zbardhi skemën e mashtrimit me TVSH-në që bënë biznesmenët e arrestuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Gjykata liron nga qelia 9 nga 15 biznesmenët e arrestuar për 30 mln euro evazion

Nëntë nga 15 biznesmenët qe u arrestuan dy dite me pare janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 6 të tjerë 20 ditë burg.
Arrest shtëpie
1.Paqsor Buzi, aksioner me 50% i G.P.G Company arrest shtëpie
2.Astrit Lala, kompania Leksi 'Security 1' arrest shtëpie
3.Haxhi Sala, kompania Leksi 'Security' arrest shtëpie
4.Ilia Dimo, kompania IBS sh.p.k arrest shtëpie
5.Shkëlqim Prodani, kompania 'Red Black' arrest shtëpie
6.Shpresa Joanidhi, kompania “Shpresa” sh.p.k arrest shtëpie
7.Rabi Kurti, kompania “Kurti Construction” arrest shtëpie
8.Riza Roshi, kompania “Dorgen” sh.p.k arrest shtëpie
9.Rrapo Baduni, kompania “Bani/s” arrest shtëpie

Arrest me burg 20 ditë
10.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit A.B.BE 20 ditë burg
11.Fatmir Firi, kompania Arb &Trans Sh.p.k 20 ditë burg
12.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans” 20 ditë burg
13.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma” 20 ditë burg
14.Vangjush Mbriçe, kompania C.E.C Group 20 ditë burg
15.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas” 20 ditë burg

Hetim në gjendje të lirë
1.Përparim Hasani
2.Albert Ahmet

Ora 17:35
Evazioni i biznesmenëve/ Vjehrri i polices që humbi gishtat në protestën e opozitës: Peshqit e mëdhenj janë jashtë...


Mes biznesmenëve që sot kanë dalë para gjykatës për masën e sigurisë ka qenë edhe Rrapo Baduni, pronar i kompanisë “Bani/s”. Fillimisht ai kërkoi lirinë duke deklaruar se ka punuar gjithë jetën me ndershmëri. "Nuk kam asnjë dijeni për akuzat që më janë ngritur. Jam një njeri që kam punuar gjithë jetën me ndershmëri. Kërkoj të bashkëpunoj me prokurorinë" tha Rrapo Baduni.

Ndërsa në fund të seancë Rrapo Baduni u shpreh se 'Peshqit e mëdhenj janë jashtë, ndërsa ne jemi këtu, të mashtruar'. Report Tv mëson se Rrapo Baduni ka një djalë që punon te reparti Shqiponja, po ashtu është edhe vjehrri i Ina Nukës, efektives që u plagos në dorë nga kapsolla që hodhën militantët në një nga protestat e opozitës para Kuvendit në mars të këtij viti.

Ora 16:12
'Sëmuren' papritur biznesmenët, prokuroria ndryshon mendje: 7 të lirohen nga qelia, 8 burg


Ndryshe nga fillimi i seancës ku kërkoi burg për 14 nga 15 biznesmenët e arrestuar, prokurorja Elisabeta Imeraj që është edhe drejtuesi i organit të akuzës së Tiranës ndryshoi qëndrim.

"Kërkoj vlerësim të ligjshëm të arrestit për të pandehurit. Rezultojnë dyshime të arsyeshme se subjektet kanë krijuar skemë mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar. Janë kryer një sërë verifikimesh në lidhje me veprën penale" u shpreh në fillim drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, që është edhe prokurore e cështjes.

Por pasi dëgjoi biznesmenët dhe avokatët e tyre, prokurorja kërkoi që 7 të liroheshin nga qelia dhe të liheshin në masë 20 ditë burg për shkak shëndetit të tyre dhe familjarëve të tyre. Prokuroria kërkon ndryshim mase, nga burg pa afat në 20 ditë burg për Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, Paqsor Buzin, Astrit Lalën, Rabi Kurtin dhe Shpresa Joanidhin në arrest shtëpie.

Ndërsa për tetë të tjerë është kërkuar burg pa afat.

Ora 15:50
Evazioni fiskal, biznesmeni: Kam punuar gjithë jetën me ndershmëri, më lironi!


Rrapo Baduni, pronar i kompanisë “Bani/s” është shprehur para gjykatës se nuk ka lidhje me akuzat dhe se ka punuar gjithë jetën me ndershmëri. "Nuk kam asnjë dijeni për akuzat që më janë ngritur. Jam një njeri që kam punuar gjithë jetën me ndershmëri. Kërkoj të bashkëpunoj me prokurorinë" tha Rrapo Baduni. Djali i biznesmenit punon oficer te reparti Shqiponja.

Ora 15:16
Avokatët e biznesmenëve të arrestuar: Janë viktima, lirojini nga qelia


Disa nga biznesmenët kanë folur vetë në gjyq, ndërsa të tjerë përmes avokatëve. Avokati i Haxhi Salës kërkoi lirimin e klientit të tij me këtë argument "klienti im është bërë administrator i kompanisë më 16 Gusht të këtij viti dhe nuk ka asnjë lidhje me akuzat e prokurorisë. Kërkojmë lirimin e tij nga qelia". Ndërsa avokati i Ilia Dimos tha "Klienti im mund të jetë viktimë e kësaj skemë. Pagesat i ka bërë të rregulla dhe në bankë".

Ora 14:56
30 mln euro evazion, biznesmeni Bejko: Më vjen turp të shkojë në shtëpi


Ardian Bejko, pronar i kompania “Babeko Trans” tha se punon për të ushqyer familjen dhe se i vjen turp që të shkojë në shtëpi pas këtyre akuzave, ndërsa avokati u shpreh se klienti i tij është gati që të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur se kush fshihet pas kësaj skeme. "Po punoj të ushqej familjen, por po na vjen turp të shkojmë në shtëpi" tha Bjeko. Ndërsa avokati u shpreh se "Jemi gati te bashkëpunojmë me prokurorinë për të zbardhur kush fshihet pas kësaj skeme. Kërkoj lirimin nga qelia".

Ora 14:44
Biznesmeni Buzi vendos 60 mijë euro garanci: Më lironi, faturat shkojnë në kantier, punëtorët e mi nuk i njoh


Paqsor Buzi është një tjetër biznesmen i arrestuar që doli sot para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa mohoi akuzat dhe përfshirjen e tij në këtë skemë kriminale. Ai hoqi përgjegjësinë nga vetja duke thënë se faturat e shit blerjeve shkojnë në kantier dhe se disa punëtorë i njeh dhe disa jo. 

"Kur kam shkuar në polici më kanë thënë që po akuzohesha për evazion fiskal. U kam kërkuar bashkëpunim. U kam thënë që kam 3 kantiere të hapura dhe nëse ndonjë prej atyre punëtorëve mund të më njihte si fytyrë atëherë le të më arrestonin. Faturat e shit blerjeve shkojnë në kantier. Në Tepelenë kam dhjetra punëtorë disa i njoh e disa jo.

Oficeri i policisë nuk me bëri me dije se për cfarë bëhej fjalë konkretisht. Më dha emrat e 13 firmave që unë as nuk i njoh fare. Në asnjë mënyrë nuk do lejoja që emri i të njolloset. Ato janë fatura të vjetra dhe as nuk kam dijeni për to se nga kanë hyrë e nga jo" deklaroi ai. Avokati i Paqsor Buzit i kërkoi gjykatës të lërë garanci pasurore prej 60 mijë € për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ora 14:37
Biznesmenët e arrestuar, flet Shpresa Joanidhi: Prita 4 orë në polici...deri kur më arrestuan, fajin s'e kam unë!


Shpresa Joanidhi, kandidate e PD-së për deputete në qarkun e Gjirokastrës, administratore e Shpresa Al, bashkë- ortake me bashkëshortin e saj, Alfred Joanidhin, ka qenë biznesmenia e vetme që ka folur para gjykatës. Ajo tha se ka shkuar vetë në polici pa e ditur se i kishin prerë fletë arrestin, ndërsa largon përgjegjësitë nga vetja.

"Kam shkuar vetë në polici. Më njoftuan se bëhej fjalë për një njoftim pune. Nuk e dija për cfarë bëhej fjalë. Në polici prita 4 orë dhe aty e mora vesh se më kishin prerë urdhër arrestim. Unë nuk jam administratore. Është një vajzë e re që sapo është emëruar, ka vetëm një javë. Unë kisha për detyrë vetëm për të bërë fatura në bankë dhe jo për fatura shit-blerjesh" është shprehur Shpresa Joanidhi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tafa: 08/09/2019 09:13

    Padrejtesi e madhe.....fusin ne burg ata qe skane mbeshtetje e lek,te tjeret ja hedhin kollaj!

    Përgjigju
  • Jam semur: 07/09/2019 22:12

    Në qofte se drejtësia qënka kështu, dua Salen ne pushtet..

    Përgjigju
  • Laborante Vlorë: 07/09/2019 22:10

    Futini mjekët dhe shefat e laboratorëve në burg se ata ju fallcifikojn vlerat e analizave duke i nxjer të larta që këta plehrat të dalin të sëmurë.

    Përgjigju
    • Xixa: 08/09/2019 18:06

      Nese ka dyshime si keto te kerkohet riberja e analizave nga Spitali i Burgut, perndryshe, mos i ngatero mjeket ne ceshtje hajnash me miliona euro, Shiko forcen korruptive te miljonave qe blejne vendime gjykatash, madje shkaterrojn themelet e shtetit, dhe mos shih 5 mije lekshat e doktoreve, qe nuk ka kush ti mbroje...

  • Biznesmeni: 07/09/2019 21:49

    Po' nuk banha shtet kurr ne. Shtet legen.

    Përgjigju
  • Paro: 07/09/2019 21:07

    Ore sikur than per kete Ina Nukun se nuk gjen dot burr,se ka gishtat e prer. Por e paska gjetur.

    Përgjigju
  • birce: 07/09/2019 19:53

    Ky eshte nje turp dhe duket hapur qe kane paguar mjeket qe te dalin te semure.... Nqse kjo eshte drejtesia qe po vjen mos vi fare,lerini ata te plepave, maloket hajdute se ja kishin marre doren.

    Përgjigju
  • Blenard: 07/09/2019 19:36

    Opo cbehet keshtu ne jemi keq fare nuk jetohet me ne kete vend

    Përgjigju
  • monti: 07/09/2019 17:35

    PO .PO,,skemi faj nuk denim gje na e kane fut te tjeret,,,,bejne si njerez te mire tani,,plehrat….

    Përgjigju
    • Patrioti: 08/09/2019 04:07

      Cjane keto justifikime qesharake dhe banale te ketyre mashtruseve, qe sdine si te genjene emashtrojne, per ti shepetuar denimit. jane keto shushunja dhe te tjere, politikane e gjithfare makutesh qe i kane pire gjakun ati populli, i cili jeton ne nje vend me pasuri te mbi tokes e nen tokes qe si ka kush, me nje brekdet te mrekullushemm me liqen e lumenj, ka mbetur me i varferi ne ballkan. Besojme e shpresojme qe SPAKU, BKH, dhe ne pergjithesi drejtesia aktuale dhe ajo e reformuar, doti vere para pergjegjesis, hajdutet e cdo njgjyre e krhu politik, nga lart deri posht, duke ihetuar njeper nje pasurine tyre, dhe jo vetem te denohen, por tu sekuestrohet pasuria dhe ti kethehet arkes te shtetit, per te ritur rrogat, pensjonet dhe ndihmen ndaj shtresave ne nevoje, aresimin,shendetesin e gjitheckahe qe i sherben ritjes se mirqenjes te qytetareve.

    • Android: 08/09/2019 03:20

      What year we on

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja