U përfshi në një skemë mashtrimi me karburantet dhe tatimin e vlerës së shtuar prej 5 miliard lekë ish drejtori i tatimeve të tiranës Androkli Kokthi rrezikon 3 vite burg.
Ka qenë kjo pretenca e Prokurorisë në procesin ku Kokthi ëshë i pandehur sëbashku me biznesmenin Aurel Preni, Fiqiri Hoxha, Fabian Goci dhe dy biznesmentët turq Ekrem Ozmetel e Ibrahim Aktoz.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranë kërkoi 3 vjet burg për ish-drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi.
Me nga tetë vite burg janë dënuar biznesmenët shqiptarë Fabian Goci, Aurel Preni dhe Fiqiri Hoxha.
Shtatë vite burg Prokuroria ka kërkuar për turkun Ekrem Oztemel dhe katër vite për bashkëkombasin e tij, Ibrahim Aktoz.
Procesi ndaj të pandehurve është kryer me gjykim të shkurtuar ndërsa pritet që javën e ardhshme Gjykata e Tiranës të shpallë vendimin. Kokthi rezulton se është hetuar në gjendje të lirë me masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Dënimet e kërkuara nga Prokuroria:
1. Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg
2. Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg
3. Ekrem Oztemel, të dënohet 7 vjet burg
4. Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg
5. Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg
6. Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com