Meta në burg, Alibeaj për Report Tv: U arrestua ish-presidenti, e çfarë pastaj, të gjithë para ligjit të barabartë! Berisha kërkon të shesë qeverinë teknike si karamele, i paaftë të fitojë zgjedhjet

TIRANË- ‘Nuk më mallëngjen historia, ish-kryeministër, ish-president, e çfarë pastaj.’ Kështu zgjedh ta komentojë deputeti opozitar, Enkelejd Alibeaj arrestimin e Ilir Metës, për të cilin thotë se çdo politikan duhet të japë sinjalet se ligji zbatohet. I ftuar në Report Tv, themeluesi i ‘Djathtas 1912’, thotë se në fund, Ilir Meta është një qytetar i këtij vendi ndaj të cilit ishte marrë një vendim gjykate që duhej t’i bindej.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti Alibeaj thekson se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, si qytetarët ashtu edhe personat e veshur me pushtet politik.

“Si politikan, ndjesitë janë të dyzuara ndjesitë. Të ndaj aspektin njerëzor me aspektin funksional, Në aspektin njerëzor nuk ndihem mirë që t’i kufizohet liria një individi, në aspektin institucional, kur themi ligji duhet të jetë i barabartë, duhet të jetë për të gjithë. Këto mallëngjimet ish-kryeministër, ish-president, duhet të mallëngjejë askënd, është një qytetar shqiptar ndaj të cilit është marrë vendim gjykate, ndaj të cilit njerëzit që janë veshur me politikë shumë më tepër se një qytetar, duhet t’i binden dhe ta zbatojnë pa më të voglën rezistencë. Nuk më mallëngjen historia, ish-kryeministër, ish-president, e çfarë pastaj. Duhet të kemi ndjeshmëri më të lartë për një qytetar të thjeshtë. Ata që janë në politikë duhet të japin sinjale që ligji zbatohet. Kanë nevojë për ta kundërshtar, në sallën e gjyqit”, tha Alibeaj në Report TV.

Një koment e ka edhe për pretendimet e Partisë së Lirisë sa i takon arrestimit të Metës, duke thënë se Avokati i Popullit duhet të dalë një orë e më parë me një raport mbi procedurën e kryerjes së ekzekutimit të vendimit të gjykatës.

“Marrja e vendimit është pjesë e SPAK, ekzekutimin e bën policia e rendit. Nëse më pyet për këtë të dytën, është çështje që e ka ekzekutimin një pjesë e qeverisë, Policia e Shtetit është pjesë e ministrisë. Pamjet nuk ishin nga pamjet më të mira të mundshme. Për një politikan unë e imagjinoj se sa herë ka një vendim gjykate do duhet që çdo kush ta zbatojë.

Ka një pretendim nga Meta dhe PL që është kryer në tejkalim të kompetencave policore, në pamje të parë kështu duket. Avokati i Popullit që ka kompetencën për ta monitoruar korrektësinë, duhet të dalë një orë e më parë me një raport”, u shpreh deputeti Alibeaj në Report Tv.

Sa i takon ‘mosbindjes civile’ të Partisë Demokratike, Alibeaj thotë se rruga radikale nuk ka sjellë asgjë, veçse ka përfituar mazhoranca duke kaluar ligjet pa debat. Kërkesën e Sali Berishës për qeveri teknike, e quan një karamele që ish-kryeministri kërkon t’ua shesë shqiptarëve në prag të zgjedhjeve. Sipas tij, është thjesht një paaftësi e atij grupi opozitar që të fitojë zgjedhjet.

“Ky që vjedh me patronazhistë, ky që vjedh me buxhet, vinka një ditë e bukur dhe të jepka qeverinë. Kjo nuk ndodh dhe duhet të jemi realistë. Paaftësi e atij segmenti opozitar për të synuar qeverisjen. Më 26 korrik kishin në dorë një mjet që përmes listave të hapura, të mos i jepnin dhuratë Ramës edhe 12 mandate në tavolinë.

Që në moment që u nënshtruan, treguan që nuk e kanë më synim qeverisjen. Janë të nënshtruar aty te Rama, ca do Rama e bëjnë ata, e bënë me amnistinë edhe me listat e mbyllura. Janë shumë të vonuar për të kërkuar qeveri teknike, nëse duan ta shesin si karamele që po luftojmë për votën e shqiptarëve, duhej ta kishin treguar që në korrik”, vijoi Alibeaj.

Për rikthimin e kaosit në Kuvend, Alibeaj thotë se mazhoranca atë do, ndërsa thekson se së shpejti nisin diskutimet për buxhetin 2025.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
‘Mosbindja civile’ e PD, Alibeaj për Report Tv: Duhet të largohen hijet e vjetra korruptive! Nuk është model ndryshe të luftosh SPAK e GJKKO

Deputeti Enkelejd Alibeaj komenton në Report Tv aksionin e ‘mosbindjes civile’ të Partisë Demokratike. Për, themeluesin e 'Djathtas 1912’, rruga radikale që po ndjek PD nuk ka sjellë asgjë, ndërsa thekson se duhet një model i ri për t’iu ofruar qytetarëve shqiptarë.

Alibeaj thotë se ky model arrihet vetëm duke larguar çdo hije të vjetër korruptive. Sipas tij nuk është model ndryshe të luftosh SPAK e GJKKO, e as t’iu mbyllësh shqiptarëve listat për deputetë.

"Nuk merrem me Berishën, prej kohësh nuk është në qendër të veprimtarisë së aktivitetin tim politik. Synimi është i rëndësishëm. Cili do ishte synimi i një opozite, rritja e mbështetjes publike. Do shkojë në zgjedhje, është mjeti i vetëm për të mposhtur mazhorancën me votë. Teksa reflekton dhe gjen cili është mjeti apo instrumenti i duhur. Në sytë e mi publiku kërkon drejtësi më shumë, liri për veten më shumë. Sot, SPAK dhe GJKKO është institucioni që ka mbështetjen më të madhe. 70% e shqiptarëve e mbështesin. Opozita duhet të bëjë gjithçka ta mbështesë këtë dëshirë. Së pari duke qëndruar në të njëjtën linjë, largimi i çdo lloj hije të vjetër, korruptive të vetën. Ofertë të re politike. Nuk është model ndryshe ta luftosh SPAK e GJKKO, apo të bashkohesh me mazhorancën për ta goditur, nuk është model ndryshe t’i heqësh shqiptarëve të drejtë e votës për ta përzgjedh ata se cili do jetë përfaqësuesi i tyre. Mbyllën listat me dëshirën për të mbytur çdo mundësi tjetër të filizave të rinj politik. Rruga radikale s’ka sjellë ndonjë përfitim. Mazhoranca i kalon me shpejtësi ligjit. Jemi para buxhetit, vjen kaloi në 4 minuta buxheti 7 miliardë", tha Alibeaj në Report Tv. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pelion: 04/11/2024 18:12

    Likja së pari është qytetar i RSh.si çdo shqiptar tjetër,karriket dhe postet që ka mbajtur janë të shtetit bythën ka të vetën Likja . Spaku ashtu si kurse akuzon për vjedhje,korrupsion,Talo çelën,Durim Bamin..... e kompani e ka lëshuar urdhër arreste që policia e shtetit duhet t'a zbatojë pa hezitim edhe për Liken atë bëri,mos duhej që për bythën e Likes të shkonte me tufa me lule,jo kriminelët,hajdutët të gjithë një surrat kanë ç'të drejta ju shkelën hajdutit Like po qe se është dhunuar sikurse pretendon ai dhe lotojnë ca të tjerë si ai le të merrte ekspertizë mjeksore ku të vërtetonte se është dhunuar të tjerat janë llogje . Sa për atë se çka qënë lutem z.ekspertë të jurisprudencës në ç'ligj apo nen thuhet që ndalimi i pushtetarëve apo ish pushtetarëve hajdut,kriminel e vrasës bëhet ndryshe nga hajdutët, kriminelët apo vrasësit pa pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit

Nisin në Durrës Forumet e Dialogut Qytetar, debatohen gjetjet dhe sugjerimet e ekspertëve për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit