Maska perfekte për një qafë të tendosur dhe të freskët

Maska perfekte për një qafë të tendosur dhe të freskët

Foto Ilustruese

Me kalimin e viteve dhe kohës qafa e çdo femre varet dhe kjo është diçka që nuk i pëlqen askujt. Femrat mund të shihen që harxhojnë para pafund në qendra estetike kur në fakt gjithçka që ju duhet për një maskë është në shtëpinë e tyre.

Për përgatitje të maskës nevojiten:

– 1ugë kafeje shafran pluhur

– 3 lugë supe sheqer

– 2-3 pika vaj eterik livande apo çaj kinez

– 3 lugë supe vaj ulliri apo kokosi

– vanilje pluhur (sa mund të kap maja e thikës)

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit. Mund të bëni maskën edhe pa përdorur sheqerin, varet se në ç’gjendje është lëkura e qafës. Për lëkurë të dëmtuar, me njolla të errëta, sheqeri është i preferuar. Përhapeni përbërjen në lëkurë. Lëreni të ndikojë rreth 20 minuta, pastaj shpëlajeni duke i bërë masazh rrethor.

Në lëkurë të pastër përhapni kos. Ky veprim është i preferuar: lëkura nën ndikimin e shafranit mund të ngjyroset. Kosi do ta zbardhë dhe do ta hidratojë. Mund ta mbani disa minuta dhe gjithashtu, duke i bërë masazh me lëvizje lajeni ose fshijeni me peceta letre.

Maska peeling përdoret një herë në javë. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione