TIRANË-Qeveria shqiptare vendosi sot përdorimin e maskës/barrierën mbrojtëse prej tekstili si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Çdo person që do të kapet pa maskë në ambientet e mbyllura do të gjobitet me 2 mijë lekë. “Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit" - tha Manastirliu.
Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektorateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit. Masa e gjobës është vendosur 2 mijë lekë për çdo thyerje të rregullit. “Detyra dhe qëllimi ynë kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, kemi miratuar edhe këtë Akt Normativ dhe për të cilin kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve. ‘Sakrifica’ që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit”, - tha Manastirliu.
Gjatë komunikimit për publikun, ministrja tha se po bëhet gati laboratori i dytë në QSUT për analizat për zbulimin e COVID-it. “Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë në QSUT”, tha Manastirliu.
-
Shume mire qe u be e detyrueshme. Shume vone u be. Ky popull e ka te nevojshme detyrimin sepse sensibilizimi nuk vlen. Megjithese mendoj se dhe çmimet e maskave shteti duhet ti marre ne konsiderate. Shteti duhet te ushtroje me me force dhe vemendje ndikimin e tij nese planifikon qe te dalim nga kjo situate sa tragjike aq dhe stresuese per te gjithe
Përgjigju -
Ne gjith europen maskat nga muaji Prill ti jep shteti falas, dje edhe Kosova miratoj nje buxhet 2-3 milion euro per maska falas per qytetaret, Po Manastirliu pse nuk ja siguron falas shqiptareve maskat, pensionistet nuk kane mundesi te blejne çdo dite 1500lek nje maske.
Përgjigju-
Rendesi ka qe deputetet i blejne me leket tona, si fukarenj e obez qe jane. Presim autoritetet tatimore per hapat qe do te marrin kur te rritet cmendurisht cmimi i maskave.
-
-
Ktu shteti ka ren diskot jan plot distancim nuk ka tani daline na tregojn prralla me maska ,o shtet leshi
Përgjigju-
Ishte me mire kur ishte baba ne pushtet e Loran?Pse si thu babes ti jap nje dore mjekve si anestezist qe eshte? Apo ju te familjes tuaj jepni vetem mend?
-










Komente
Komento