Maskat me detyrim, epidemiologu: Fëmijët deri në klasë të pestë s'do i mbajnë! Asmatikët duhen pajisur me raport nga mjeku! Po diskutohet heqja e ritestimit(VIDEO)

TIRANË- Vendimi i qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskave ka ngritur shumë pikëpyetje. Epidemiologu Artan Simaku ka zbuluar disa prej pikave të cilat do të sqarohen më tej gjatë javës.

Ai thotë se do të aplikohet i njëjti rregull si nxënësit në fillore ku nuk do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave për fëmijët deri në klasën e pestë. Gjithashtu, ai tha se për personat që vuajnë nga sëmundje të mushkërive apo të zemrës duhet që të pajisen me një raport nga mjeku i familjes e cila vërteton sëmundjen.

"Ky vendim është marrë tani pasi jemi në stinën e vjeshtës ku qarkullojnë viruese të ndryshme stinore. Duhet evituar dhe karantina e plotë pasi do të ishte e dëmshme për ekonominë. Për fëmijët deri në klasën e pestë nuk do e kenë të detyrueshme ndërsa për kategorinë e personave me sëmundje të mushkërive që e kanë të vështirë mbajtjen. Për këtë kategori duhet të ketë një vërtetim nga mjeku i familjes" - tha Simaku.

Duke parë agresivitetin e virusit gjatë kohëve të fundit, epidemiologu Simaku deklaroi se maska mund të jetë e detyrueshme deri në muajin mars të 2021. Kjo për shkak se stina e vjeshtës gjithashtu rrit dhe rastet me grip, por ai thotë se gjithçka do të vijojë në bazë të disa indikatorëve.

"Për çdo njësi shërbimi janë hartuar protokolle të veçanta që marrin parasysh distancat fizike, përgjysmim të kapaciteteve. Duke patur parasysh eksperiencën me gripin gjatë viteve të kaluara, deri në mars do të mbahet. Më pas ky vendim do të jetë në shqyrtim. Janë një sërë indikatorësh që duhen marrë parasysh" - tha epidemiologu.

Simaku thotë se të gjithë grupmoshat janë të rrezikuara pasi sipas tij, mosha e infektimit të personave nga koronavirusi ka rënë.

"Prekja e të rinjve ka disa kohë që ka filluar, që gjatë muajve të verës. Në fillim prekeshin grupmosha e tretë. Gjatë muajve të verës u vë re ulja e moshës së personave të infektuar. Kishim persona në grupmoshën nën 40 vjeç. këto persona e kalojnë shumë herë më lehtë me simptoma të pakta. Janë të njëjtat grupe të rrezikuara, fëmijët e vegjël si dhe gratë shtatëzëna. Të gjithë këto grupe të rrezikuara do të bëhen vaksina falas për gripin. Kjo është një përballje e gjithë shoqërisë, jo vetëm strukturave shëndetësore dhe qeverisë. Çdo individ, duhet të bëjë detyrën e vetë në luftën kundër koronavirusit. Mbajtja e maskës dhe respektimi i distancës duhet të respektohet nga të gjithë" - tha Simaku.

Epidemiologu bëri me dije se po merret një vendim në ditët në vijim nëse do të hiqet ritestimi për të prekurit nga COVID, referuar se shumë shtete e ka bërë.

“Jemi në diskutim e sipër. Disa shtete e kanë hequr si procedurë ritestimin, po bazohen vetëm te shenjat klinike në Shqipëri nuk është marë një vendim, në ditët në vijim do të vendoset”, tha epidemiologu.

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2020 00:18

    Ketu ne Massachusetts maska ne rruge nuk eshte e detyrueshme,por Brenda ,po.Femijet 2 vjec e lart e kane te detyrueshme masken ne ambientet e brendshme.Personat astmatike dhe me semundje te tjera qe nuk mund te mbajne maske ,duhet te mbajne plastic shields ne fytyre.

    Përgjigju
  • Free: 12/10/2020 20:55

    Te kush mjek ti marrin raportet spi te semeren neper rradha. Bleni maska 20 lekshe qe as plurin e rruges nuk filtrojn dhe do shpetoni

    Përgjigju
  • skaran: 12/10/2020 14:20

    Perse? Prova shkencore qe maska mbron? Me mire ne lokal me 100 vete afer sesa ne rruge kur je vetem. Ju lumte nje dite maska po nje dite jo nje dite ndoshta. Do arrijme ne diten kur ai palloshi i gjate ne akte normative do te thote "rrini me nje kembe se keshtu nuk ju ze virusi" Mjere ne per injonjaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj