MAT-Report Tv ka mundur të sigurojë fotot e sekuestrimit të mbi 800 kg kanabis në zonën e Matit dhe fshatin Rreth Bazë, drogë e cila ishte e fshehur në ish-tunelet e ushtrisë dhe në kontenier.
 
Siç dhe shihni në foto sasia e drogës ishte e paketuar në thasë gati për tu tregtuar ndërsa në kërkim janë shpallur 8 persona.

droge ne konteniere lac
  (Droga e gjetur në kontenier )

Sipas hetimeve ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me disa zyrtarë lokalë kishin kultivuar drogën përgjatë vitit 2016 dhe pas korrierët e kishin tharë e vendosur në tunel e kontenier.
 
Kontenieri që shihni në pamje me ngjyrë të verdhe ishte i vendosur në një zonë të banuar pranë qendrës shëndetësore të fshatit Rreth – Bazë në zonën e Matit.

139 thasë me drogë në kontenier 
Në total nga kontrolli në kontenier janë gjetur 139 thasë me 600 kilogramë kanabis, ndërsa 200 kilogramë  u gjetën në tunel. Droga është gjetur 25 metra në brendësi të tunelit, e cila gjithashtu ishte futur në disa thasë.

​[gallery]21671[/gallery]
tuneli
( Tuneli ku u gjet droga )

 droge ne tunel
 (Droga e sekuestruar në tunel)


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com