Dy persona janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Ulëz ku për pasojë janë arrestuar Martin Rica, 57 vjeç dhe nipi e tij Gjok Rica 22 vjeç.
 
Më datë 02.10.2016, rreth orës 16.30,  shërbimet e policisë të Komisariatit të Policisë Mat pas një njoftimi të marrë se në qytetin Ulëz, tek një lokal, dy shtetas po konfliktohen  me pronarët e lokalit duke sjellë  shqetësime në lokal edhe për klientët, menjëherë kanë shkuar në  vendngjarje.
 
Punonjësit e policisë pasi kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, i'u kanë komunikuar dy shtetaseve  të cilët po konfliktoheshin me pronarët e lokalit, se duhet të shoqëroheshin në komisariat.
 
Martin Rica në bashkëpunim me Gjok Ricën i kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë për të mos lejuar shoqërimin e tyre, por ata kanë bërë të mundur  shoqërimin e këtyre dy personave në Komisariatin e Policisë Mat.
 
Sipas policisë dy të arrestuarit kishin precedentë të mëparshëm penalë. Martin Rica lindur e banues në fshatin Bushkash rezulton i  dënuar 3 herë më parë, për veprat penale të “ Vjedhjes" dhe të "Plagosjes së rëndë me dashje ", ndërsa Gjok  Rica, lindur e banues në Sanxhak Bashkia Laç ka qenë i  dënuar më parë për veprën penale të “ Vjedhjes me armë “.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com