Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot disa pamje nga “Materniteti Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, lidhur me investimet që po kryhen së fundmi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se materniteti po transformohet në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime.

“Materniteti Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, një strukturë spitalore që po transformohet rishtazi në infrastrukturë, logjistikë dhe shërbime”, shkruan Rama.

Me rikonstruksionin e këtij spitali, 20 mijë pacientë në vit do të kenë një maternitet të standardeve europiane, me kushte dhe teknologji të fjalës së fundit.