TROPOJË - Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla vizitoi qytetin “Bajram Curri” në kuadrin e përfundimit të vitit shkollor të maturantëve. Ministrja shpërndau certifikata për nxënësit e dalluar (ekselencës) të  6 shkollave të mesme të përgjithshme që ka Tropoja, e konkretisht në Bajram Curr, Tropojë fshat, Bytyç, Fierzë,Llugaj dhe Lekbibaj.

Në sheshin kryesor të qytetit, përpara muzeut, në prani të mësuesve, familjarëve dhe nxënësve të shkollave, drejtori i Zyrës Arsimore, Petrit Zeneli, përshëndeti të pranishmit dhe i uroi mirëseardhjen ministres Nikolla.

Mes duartrokitjeve e mori fjalën edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila në emër të dikasterit që përfaqëson uroi maturantët, e veçanarisht ata më të dalluarit, duke uruar suksese në rrugët e jetës për t’i shërbyer  atdheut dhe shoqërisë.

Kjo ëshë një risi e re që aplikohet nga kjo ministri për vlerësimin e maturës shtetërore.

Znj.Nikolla është ministrja e pestë që viziton Tropojën në harkun kohor prej tre-katër muajsh,pas minsitrit të Shëndetësisë, ministrit të Brendshëm, ministres së Turizmit dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)