TIRANE- Pas tri ditësh do të zhvillohet provimi i parë i maturës shtetërore, ai i gjuhës së huaj. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojnë në orën 12:30. Edhe këtë vit Ministria e Arsimit do të përdorë bllokuesit e valëve në mënyrë që asnjë kandidatë të mos ketë mundësi për të kopjuar. Nga ana tjetër Agjensia Kombëtare e Provimeve u kujton maturantëve rregullat që mund ti përjashtojnë nga provimi.