Matura Shtetërore/ Mbi 33 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës! Publikohet teza

TIRANË- Mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës. Ndërkohë rreth 1300 nxënës janë përsëritës, të cilët nuk kanë arritur të kalojnë.

Provimi nisi 10:00 dhe mbyllet në orën 12:30, pra nxënësit kanë në dispozicion për të plotësuar të gjitha pyetjet 2 orë e 30 minuta. Përpara se të futen në provim nxënësit u paraqiten në qendrën e testimit, 1 orë e 30 minuta para dhe me mjet identifikues me vete si dhe mjetet shkollore të nevojshme.

Në disa shkolla ishin vendosur bllokues valësh në mënyrë që të shmangej kopja me telefon si dhe kishte dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që mund të tentojnë të fusnin nxënësit.

Testi i Maturës në total do të ketë 60 pikë, ku 20 pikë për pyetjet me alternativa dhe 40 pikë pyetjet me zhvillim. Për sa i përket nivelit të vështirësisë 40 % të pikëve të testit do të jenë nivel i parë, 40% niveli i dytë dhe 20 % që do të bëjnë diferencën e maturantëve më të mirë të cilët duan të arrijnë rezultate maksimale. 

Maturanti do të jetë kalues nëse merr minimumi 25 % të pikëve të testit. Vlerësimet e testeve do të bëhen brenda një kohe shumë të shkurtër për t’i dhënë mundësinë edhe maturantëve që duan të studiojnë jashtë të kenë diplomat në duar në ditët e para të korrikut. Për të siguruar mbarëvajtjen e provimeve janë vendosur në dispozicion rreth 167 qendra testimi dhe 7 mijë mësues administrues.

Më datë 9 qershor maturantët dhanë provimin e gjuhës së huaj, ndërsa më datë 11 qershor iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Më datë 24 është provimi i lëndës me zgjedhje. Ndërkohë opozita denoncoi se teza të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë u publikua në kohën kur nxënësit ishin në provim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:01
Matura Shtetërore/ Del teza e provimit të Matematikës (FOTO)

Ndërkohë që mbi 33 mijë maturantë në të gjithë vendin po zhvillojnë sot provimin e tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës, një tezë po qarkullon në rrjetet sociale.

Teza është publikuar nga një llogari në Facebook ,“Studentët denoncojnë” dhe është në variante A dhe B.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë