TIRANE- Në shkolla vendosen nota fiktive, të ndikuara nga politika dhe vitet elektorale. Këtë fakt e dëshmuan e rezultatet e provimeve Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe të maturës shtetërore të cilat ishin më te ulëta se çdo vit më parë.
Nëse e krahasojmë me maturën e kaluar që cila përkoi me periudhën e zgjedhjeve të përgjithshme, këtë vit kemi dy herë më shumë mbetës në provimin e Gjuhës Shqipe dhe 3 herë më pak nxënës me notën 10. Zv/Ministria e Arsimit Nora Malaj deklaroi se administrimi i rrepte i provimit këtë vit dhe ndarja e shkollës nga politika, pasqyroi nivelin real të maturantëve. Malaj, tha se vihet re një trend në rritje i nxënësve që kanë arritur të vlerësohen me notën mesatare 7.
“Me notën 4 janë, 2573 nxënës të cilët janë pakalues. Me notën 5, janë 6518 nxënës. Me notën 6 janë 8886 , me notën 7 janë 12.048 nxënës" u shpreh Malaj. Pas vlerësimit të provimeve, rezultoi se maturantet e sivjetshëm nuk njohin gjuhën amtare. Në të gjithë vendin, vetëm 3 maturantë kanë marrë pikët maksimale ose thëne 10 e merituar. Nota 6 dhe 7 dominon në rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe gjë që do t’i penalizojë në përzgjedhjen e degëve të shkollës së lartë. Ndërkohë 2600 maturantët që nuk arritën të kalonin këtë vit iu digjet mundësia për të aplikuar për në Universitet.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com