Protesta e maturantëve para Kryeministrisë është shoqëruar edhe me konflikte. Kjo pasi eksponentë dhe militant të Partisë Demokratike kërkonin të ishin pjesë e protestës, por janë dëbuar nga maturantët.
 
Konkretisht Fabjan Topallaj, anëtar i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe Gentian Gjonaj, militant i PD-së, janë përpjekur të jenë protagonist në këtë protestë, por janë dëbuar nga maturantët.
 
Fabjan Topallaj në  një reagim menjëherë pas dëbimit të tij nga protesta e maturantëve, ka mohuar një fakt të tillë, madje ka shtuar se ka qenë ai që ka organizuar protestën e tyre.
 
Ai thotë se lajmi është një gënjeshtër.  “Unë isha dhe si pedagog në protestë dhe i organizova nxënësit duke ju vënë në dispozicion dhe një megafon.

Jo vetëm s’më kanë dëbuar për mu lutën të flisja sepse unë kam qenë i pari që e sqarova në Facebook problemin dhe nuk kam folur vetëm e vetëm për mos ti dhënë kësaj proteste të parë asnjë nuancë politike.

Pavarësisht se politika e ka detyrën e para të denoncojë skandalet korruptive që cënojnë të drejtën themelore për arsimim
”shprehet ai. 

Por e vërteta është që maturantët iu kanë bërë thirrje disa herë përfaqësuesve të PD që të largohen. 

Mbi të gjithë duhet të bëjmë distancimin nga cdo parti që vjen këtu dhe kërkon të marrë monopolin e kësaj proteste.
 
Të mos e bëjmë politike, ne nuk jemi për politikë, por për të drejtat tona. U futën edhe disa elementë politikë, po na mohohet e drejta, pasi është e protesta e maturantëve, nuk ua kemi nevojën politikës
” thonë maturantët.
 
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike janë larguar vetëm pak moment pas thirrjeve të të rinjve.