Një orë pasi Ministria e Arsimit publikoi rezultatet, maturantët anuluan protestën e paralajmëruar për vështirësitë në disa teza të lëndëve me zgjedhje.
Report Tv pasi foli me njërin përfaqësues të faqes “Studentët Denoncojnë’, aty ku dhe ishte njoftimi për protestën, mësoi se anulimi erdhi për shkak se maturantët dolën të kënaqur me rezultatin.
Nga lista e notave të publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore rezulton se me notën maksimale 10 janë vlerësuar 128 maturantë kurse mbetës janë 1144 .
Në provimin e Biologjisë e cila ishte teza që u vlerësua si teza më e vështirë nga maturantët notën 10 e morën 59 maturantë ndërsa notë 4 marën 125 nxënës.
Por eksperti i arsimit Qemal Çejku ngre dyshime të forta që publikimi i shpejtë në sistem i notave të provimit të lëndës me zgjedhje, mund të jetë një pakt i fshehtë i Ministrisë së Arsimit me korrigjuesit e tezave për rezultate të kënaqshme si një mënyrë e parandalimit të protestave
‘Në fakt rezultatet më befasuese ishin ato që u bënë mbrëmë natën të provimit me zgjedhje, për çudi maturantë kishin pretendime të mëdha në biologji dhe në fakt sot shikoj që nuk ka asnjë pretendim. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur realisht, është një marrëveshje që nuk ka as negociator, vetëm janë dhënë disa provime, disa përgjigje testimi dhe kanë rënë dakord, gjimnazistët kanë qenë pjesë e kësaj. Mund të themi këtë vit fiktiviteti u vendos në plan të parë.'- u shpreh Çejku.
Megjithatë, pavarësisht dyshimeve jo të provuara, Çejku vlerëson tezat e provimit si të hartuara më mirë se një vit më parë.
“Ndoshta është më mirë se testi i kaluar, nuk është një test i përkthyer nga jashtë, i përkthyer jo mirë. Është hartuar nga mësues tanë.”- tha Çejku.
Maturantët brenda muajit Korrik përmes një formulari A 1Z, do të përzgjedhin 10 preferencat për degët e tyre të studimit
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
58.5%
-
Jo
33.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 917
Lajme të tjera
-
Shtyhet deri më 30 shtator regjistrimi i nxënëseve në e-Albania për arsimin parauniversitar
15 Shtator, 08:53
-
Në 15 shtator raundi i dytë i regjistrimeve në universitet! 5500 maturantë pritet të aplikojnë
13 Shtator, 18:45
-
Asnjë student i regjistruar! Mbyllet dega e Kimisë, Fizikës dhe Italishtes në Universitetin e Vlorës! Në rrezik Matematika
12 Shtator, 16:17
-
Ulje drastike e numrit të nxënësve në mbarë vendin! 30 mësues largohen nga puna në Fier, mbyllen 6 klasa të para në Korçë
11 Shtator, 18:57
-
U shkarkua si ministre Arsimi, reagon për herë të parë Evis Kushi: Jam e bindur që do vijojnë reformat e nisura
11 Shtator, 16:04
-
Nis viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen në bankat e shkollës për herë të parë! Në Tiranë sërish mësim me turne
11 Shtator, 07:08
-
Viti i ri shkollor, shtyhet regjistrimi për klasën e parë dhe vitin e parë gjimnaz! Aplikimet e hapura në e-Albania deri më 10 shtator
7 Shtator, 10:46
-
Nxënës e mësues, rezultojnë shkaktarë dhune në shkolla! Gjatë 2022 u regjistruan 2750 raste dhune! Sociologu: Fenomenit mund t’i vihet fre përmes edukimit
3 Shtator, 15:45
-
Shtyhet afati i regjistrimit për vitin shkollor 2023-2024
2 Shtator, 09:51
-
Nis sot shpërndarja e teksteve në shkolla, për herë të parë nxënësit e klasave 2 dhe 3 marrin libra të rinj falas
1 Shtator, 08:11
-
Në 48 orët e para, mbi 6 mijë të regjistruar në universitete! ‘Mjekësia’ e ‘Arkitektura’ drejt ezaurimit total të kuotave! Interes edhe për privatin, studenti: Më pëlqen korrektesa
31 Gusht, 16:07
-
‘Lista e Ministrisë së Arsimit me autorë të Sigurimit’! Titujt e bibliotekave të shkollave, ‘mollë sherri’! Shoqatat e Botuesve kundër: Bordi mbahet i fshehtë
31 Gusht, 15:52