Maturantët nuk dalin në protestë, të kënaqur me vlerësimet e provimit! Eksperti: Ministria e Arsimit s’do protesta, pakt me korrigjuesit për notat

Një orë pasi Ministria e Arsimit publikoi rezultatet, maturantët anuluan protestën e paralajmëruar për vështirësitë në disa teza të lëndëve me zgjedhje.

Report Tv pasi foli me njërin përfaqësues të faqes “Studentët Denoncojnë’, aty ku dhe ishte njoftimi për protestën, mësoi se anulimi erdhi për shkak se maturantët dolën të kënaqur me rezultatin. 

Nga lista e notave të  publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore rezulton se me notën maksimale 10 janë vlerësuar 128 maturantë kurse mbetës janë 1144 . 

Në provimin e Biologjisë e cila ishte teza që u vlerësua si teza më e vështirë nga maturantët notën 10 e morën 59 maturantë ndërsa notë 4  marën 125 nxënës.

Por eksperti i arsimit Qemal Çejku ngre dyshime të forta që publikimi i shpejtë në sistem i notave të provimit të lëndës me zgjedhje, mund të jetë një pakt i fshehtë i Ministrisë së Arsimit me korrigjuesit e tezave për rezultate të kënaqshme si një mënyrë e parandalimit të protestave

‘Në fakt rezultatet më befasuese ishin ato që u bënë mbrëmë natën të provimit me zgjedhje, për çudi maturantë kishin pretendime të mëdha në biologji dhe në fakt sot shikoj që nuk ka asnjë pretendim. Ne nuk e dimë çfarë ka ndodhur realisht, është një marrëveshje që nuk ka as negociator, vetëm janë dhënë disa provime, disa përgjigje testimi dhe kanë rënë dakord, gjimnazistët kanë qenë pjesë e kësaj. Mund të themi këtë vit fiktiviteti u vendos në plan të parë.'- u shpreh Çejku.

Megjithatë, pavarësisht dyshimeve jo të provuara, Çejku vlerëson tezat e provimit si të hartuara më mirë se një vit më parë.

“Ndoshta është më mirë se testi i kaluar, nuk është një test i përkthyer nga jashtë, i përkthyer jo mirë. Është hartuar nga mësues tanë.”- tha Çejku.

Maturantët brenda muajit Korrik përmes një formulari A 1Z, do të përzgjedhin 10 preferencat për degët e tyre të studimit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Sulmet politiko-mediatike ndaj Veliajt dhe kuotat elektorale në Qarkun Tiranë

Sulmet politiko-mediatike ndaj Veliajt dhe kuotat elektorale në Qarkun Tiranë