'Maturantët të mos stresohen shumë', Shahini: 98% e nxënësve kanë mundësi të ndjekin mësimin në televizor

Ministrja e arsimit Besa Shahini nëpërmjet një komunikimi në rrjetet sociale ka dashur të sqarojë tre çështje të rëndësishme të ngritura si pasojë e zhvillimit në kushte shtëpie për shkak të koronavirusit. Shahini fillimisht sqaroi përsa i përket numrit të pjesmarrësve në orët e mësimit, pasi thuhet se është i ulët.

“98% e familjeve shqiptare kanë televizor në shtëpi. Këtë e dimë nga statistikat që mblidhen nga INSTAT ndër vite. Pra, jemi të sigurt se një pjesë e madhe e nxënësve tanë po i shohin leksionet në RTSH dhe në këtë formë nuk po mbesin prapa me mësime. Kjo është forma e parë e mësimit,”- thekson ajo, ndërsa shprehet edhe mbi komunikimin mësues-nxënës nëpërmjet platformave online:

“Forma e dytë e punës ka të bëjë me komunikimin direkt mes mësuesve dhe nxënësve, duke përdorur platforma të ndryshme online apo edhe rrjetet sociale. 97% e të gjitha familjeve shqiptare kanë një telefon celular, kryesisht “smart” në shtëpi, dhe kjo është arsyeja pse po arrijnë që të jenë në komunikim të drejtpërdrejtë mësuesit dhe nxënësit në një masë shumë të madhe,”- sqaron Ministrja Shahini duke nënvizuar se numri i nxënësve të cilët nuk kanë pasur asnjë komunikim me mësuesit e tyre dhe për të cilët nuk dihet nëse i kanë përcjellë leksionet në RTSH është i vogël.

Më tej ministrja u ndal te çështja e detyrave apo provimeve që zhvillohen në shtëpi, ku nxënësit kanë mundësi të shumta kopjimi. “E para, mësuesit i njohin shumë mirë nxënësit e tyre. Nëse sjellin përnjëherë një detyrë të zhvilluar shumë më mirë se sa ato që ka zhvilluar gjatë vitit në një lëndë të caktuar, atëherë mësuesi e di që ose e ka ndihmuar dikush, ose nxënësi e ka kopjuar nga libri dhe natyrisht nxënësi penalizohet. Pjesa e dytë, që besoj është më e rëndësishme se sa pjesa e parë, është se ky vlerësim që po bëhet, përderisa mësimi po zhvillohet në kushte shtëpie, është një vlerësim orientues. Pra, nuk është notë formale finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë dhe nxënësi pyetet ose testohet prapë nga mësuesi për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë ose që janë zhvilluar më përpara,”- tha ministrja Shahini.

 

 

 

Në lidhje me provimet kombëtare, që është edhe vlerësimi final sidomos për ata që mbyllin shkollën e mesme Shahini kërkoi nga maturantët që: “të mos stresohen shumë, të mësojnë për aq sa është e mundur. Të bëjnë ushtrime me librat që kemi botuar përmes QSHA, ku ka pyetje të cilat kanë rënë në matura të viteve të kaluara dhe thjesht të përgatiten për një test të zakonshëm që do ta bëjnë kur të kthehen në shkollë, kur të përsërisim leksionet që kemi zhvilluar në pjesën e parë të vitit dhe kur të bëhemi gati për maturën shtetërore”.

‘Nëse nuk arrijmë të përsërisim leksionet që kemi bërë kur kemi qëndruar në shtëpi, ato leksione nuk do të reflektohen në maturën shtetërore. Pra, nuk do ketë pyetje në maturën shtetërore nga leksione që nuk janë zhvilluar në shkollë”, qartëson ajo duke u bërë thirrje edhe njëherë nxënësve se nuk ka aspak vend për stres dhe se duhet të qëndrojnë të angazhuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të përgatiten ta mbyllin këtë vit shkollor sa më suksesshëm që është e mundur.

 

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut

VIDEO/ Afro-amerikani rrihet për vdekje nga gardianët e burgut