Mazreku:Nënë Tereza në Shqipëri
dhe hipokrizia e Nexhmije Hoxhës

Mazreku:Nënë Tereza në Shqipëri<br />dhe hipokrizia e Nexhmije Hoxhës
Vizitën e parë të Nënë Terezës në Shqipëri e kanë shoqëruar  dy intelektuale të njohura: artisja e madhe Marije Kraja dhe doktoresha e njohur Adelina Mazreku. Vetëm dy vjet para se të binte diktatura në Shqipëri Anjeza Gonxhe Bojaxhiut i realizohet ëndrra e madhe të vizitonte atdheun e saj.  

Doktoreshë Adelina Mazreku në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës na tregon histori të panjohura nga vizita e saj e parë në Shqipëri.
 
Si ishte takimi i saj i parë me tokën shqiptare, çfarë bisedoi Nënë Tereza me Nexhmije Hoxhën dhe a ishte kjo partizane e ndalimit të fesë e sinqertë me Nënë Terezën.

"Figura kryesore në atë kohë ishte Ramiz Alia. Hera e parë ai nuk pranoi të takoheshe, ndoshta ishte dhe ajo situata e ndërmjetme 89, që ai deshi të bënte dhe lëshime sepse me siguri sepse Nënë Tereza në Shqipëri nuk mund të kishte ardhur pa dijeninë e tij por dhe nuk deshte ta ekspozonte veten që po bëheshe një kthesë a diçka e tillë dhe atëherë ju tha që do të presi Nexhmie Hoxha sepse ajo është figura numër dy meqenëse është kryetarja e frontit demokratik. Na priti në vilën e saj, na shtoi një drekë Nexhmija. Ishte zonja Marije Kraja,isha unë dhe dy përkëthyesat. Nënë Tereza kur hyri atje, sigurisht që ne e dinim që Nexhmija ishte një nga promotoret e mbylljes së kishave dhe na bëri  përshtypje hiprokrizia ekstreme e saj. U përkul i puthi dorën e priti me shumë mirësjellje. Bisedat u bënë të zakonshme. Nënë Tereza shprehu dëshirën për të hapur një shtëpi bamirësie dhe këtu siç e kishte në shumë vende të botës por nuk ju dha një përgjigje pozitive dhe pastaj qe një drekë gjatë së cilës Nënë Tereza pothuajse nuk hëngri asgjë", u shpreh Mazreku. 

Ardhja e Nënë Terezës në atdhe u prezantua me lajme të kontrolluara, nga qeveria e kohës u quajt si një vizitë private dhe pati shumë pak fotografi dhe dëshmi mediatike nga kthimi i saj pas shumë dekadash të mohuara. Por Adelina Mazreku ruan në kujtesën e saj shumë emocione dhe kujtime të bukura nga vizzita e nënë Terezës në Shqipëri.

"Momenti ku Nënë Tereza filloi të zbriste shkallët  e avionit u befasova sepse  mendonim që madhështia e Nënë Terezës  do të ishte edhe në fizikun e saj, përkundrazi ajo ishte një grua e moshuar, e kërrusur nga shumë vite jete të mundimshme në shërbim të njerëzimit dhe kur u afruam  në fytyrën e saj dallova të gjitha ato rrudhat që shprehnin ndoshta të gjithë dhimbjen njerëzore por vështrimi i saj ishte i mençur i thellë por edhe i ëmbël. Ndërsa shtrëngimi i dorës ishte tepër i butë", shprehet Adelina Mazreku. 

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë