TIRANË - Ministria e Brendshme përmes një deklarate ka reaguar mbi skandalin në Sarandë, ku Agron Cane ofronte të gjente vende pune në këmbim të seksit me të mitur. MB konfirmoi se pas njoftimit në polici mbi veprimtarinë e paligjshme të tij ka kryer edhe arrestimin.
Ministria e Brendshme ka hedhur poshtë akuzat e PD se është ushtruar presion ndaj gazetarit që denoncoi ngjarjen apo edhe shtetases E.G, ndryshe nga si veprohej më parë, ku ata që kapeshin duke abuzuar emëroheshin në një post më të lartë.
Ndërkaq MB bën të ditur se ende nuk i është dorëzuar materiali që është përmendur në media, pavarësisht se u është kërkuar që në momentin e parë që t’u dorëzohet.
Sipas Ministrisë së Brendshme Strukturat e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje. Është marrë denoncimi i shtetases E.G. dhe ka nisur puna për verifikimin e fakteve dhe dëshmive të saj.
Policia e Sarandës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit është duke vijuar veprimet procedurale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të saj.
Deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme
Ditën e djeshme, datë 15.08.2014, rreth orës 19:30, Komisariati i Policisë Sarandë është vënë në dijeni të një veprimtarie të paligjshme nga ana e shtetasit A.C.
Gazetari Artur Çani ka njoftuar në Polici për rrethanat paraprake të ngjarjes, duke deklaruar se disponon edhe materiale të tjera që hedhin dritë për zbardhjen e saj dhe nxjerrjen para përgjegjësisë së autorit.
Strukturat e policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur këtë ngjarje. Është marrë denoncimi i shtetases E.G. dhe ka nisur puna për verifikimin e fakteve dhe dëshmive të saj.
Në të njëjtën kohë, Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka telefonuar personalisht gazetarin Çani, duke i kërkuar që të dorëzojë në Polici sa më parë të gjitha materialet që disponon, për të bërë të mundur dokumentimin e aktit të paligjshëm dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.
Deri në këto momente, materiali që disponon gazetari Artur Çani, nuk i është vënë ende në dispozicion Policisë.
Policia e Sarandës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit është duke vijuar veprimet proceduriale për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit të saj.
Përsëri, për fat të keq të kësaj shoqërie, opozita lëshohet me tërbim e abuzon me viktimën e aktit të shëmtuar, duke u orvatur ta politizojë me shpifje e fyerje një ngjarje për të cilën Policia e Shtetit dhe Ministri i Brendshem kanë folur me gjuhën e fakteve.
Policia i është gjendur menjëherë pranë viktimës së abuzimit. Personi i akuzuar për veprimin e paligjshëm është shoqëruar dhe arrestuar nga Policia e Shhtetit menjëherë dhe pa as më të voglin ngurrim.
Askush nuk e ka kërcënuar gazetarin dhe nuk ka bërë as më të voglin presion mbi median, gjë që e konfirmon edhe vetë gazetari.
Përkundrazi, ne jemi mirënjohës ndaj çdo burimi informimi, qoftë qytetar, qoftë mediatik në luftën me të keqen që për ne s’ka ngjyra partiake.
Për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit, të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit dhe askush, pavarësisht detyrës apo pozitës shoqërore, nuk është i paandëshkueshëm.
Dhe për të kuptuar qartë dallimin mes nesh dhe kësaj opozite që vetëm shpif, mjafton të kujtojmë se dje një pushtetar u kap në kushte abuzivizmi seksual dhe pasi media që denoncoi skandalin u dënua me gjobë marramendëse, zotëria u kthye në detyrë, krye të një institucioni të rëndësishem shtetëror.
Ndërsa sot, është ndryshe, si nata me ditën. Toleranca zero ndaj krimit, korrupsionit dhe abuzimeve të çdo lloji vlen njësoj për të gjithë abuzuesit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO