IZRAEL-Qindra persona i janë bashkuar paradës së gay-ve me flamuj shumë-ngjyrësh dhe një stendë lëvizëse në Tel Aviv, një qytet në bregun mesdhetar të Izraelit. Eventi i përvitshëm ku marrin pjesë jo vetëm gay Izraelitë por dhe nga vende të ndryshme të botës, e kanë kthyer Tel Aviv-in në një nga destinacionet më të njohura për gay.
Pjesëmarrësit kanë festuar dhe kërcyer mbi platformën lëvizëse dhe kanë marshuar në rrugët kryesore të Tel Aviv-it, gjatë orëve të paradës duke e përfunduar atë në plazh.
Një banore e Tel Aviv u shpreh se parada këtë vit ishte më e veçantë pasi kishte shumë familje gay dhe familjarë të tyre të bashkuar në këtë marsh, gjë që mund të kuptohej dhe nga objektet për fëmijë në të gjithë zonën.
Qyteti mesdhetar njihet si kryeqyteti i gay-ve në Lindjen e Mesme me atmosferën e qetë dhe një kryebashkiak që synon tolerancë dhe pluralizëm. Ata ofrojnë dhe një aplikacion për takime mes gay-ve të vendeve fqinje. Lëvizja e gay-ve ka pasur shumë sukses në Izrael me hyrjen në fuqi të rregullave të reja pas marrjes fund të rregullave diskriminuese të vitit 1993.
Gjykata supreme Izraelite në vetëm 2 vjet u ka dhënë të drejtë çifteve gay të martoheshin dhe të adoptonin fëmijë. Megjithatë, nuk janë të paktë anti gay-t në komunitetin ultra-ortodoksë të çifutëve të cilët kanë bllokuar dhe tentativa të mëparshme për organizimin e paradave në qytetin e Jeruzalemin, duke shkaktuar incidente të dhunshme para dhe gjatë paradës.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com