Mbajtja e maskës me detyrim edhe jashtë/ Veliu: Nga e enjtja policë kudo për të parë sa zbatohet kjo masë! Qëllim jo gjoba, por ruajtja e jetës së qytetarit

TIRANË- Nga e enjtja, në rrugë e qyteteve, hapësira publike do të jenë të pozicionuar patrulla të policisë që do të bëjnë kontrolle për zbatimin e mbajtjes së maskës si një masë parandaluese, anti-COVID.

Qëllimi nuk është ndëshkimi, tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, por ruajtja e jetës së qytetarëve. Në deklaratën për mediat, Veli theksoi se e gjitha kjo po bëhet me qëllim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të COVID-it si edhe shmangien e një karantine të dytë si në muajt e parë të pandemisë.

Ai ka ftuar qytetarët që të jenë bashkëpunues, të jenë në krah të policisë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë.

"Rastet e shtetasve të infektuar me COVID-19 kanë shënuar një rritje të lehtë, sipas të dhënave nga Shëndetësia. Një rritje e tillë e të infektuarve po vërehet edhe në shumë vende të botës. Disa prej këtyre shteteve kanë nisur marrjen e masave të forta për parandalimin e infeksionit. Edhe në vendin tonë kanë nisur të merren disa masa në mënyrë që të pengohet përhapja masive e virusit. Duke filluar nga dita e enjte, çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet. Kjo masë është në përputhje me udhëzimet e dala nga autoritetet shëndetësore. Mbajtja e një maske në fytyrë ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e përhapjes së infektimit.

Qëllimi kryesor është të mbrojmë popullatën nga rreziqet që paraqet virusi. Së dyti, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.

Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë. Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës Duke përfituar nga rasti ftoj qytetarët që, siç kanë dëshmuar më herët në masë të madhe vullnetin për bashkëpunim, të respektojnë masat dhe të mbështesin autoritetet policore në zbatimin e këtij detyrimi.

Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale. Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi i qytetarëve, por mbrojtja e jetës dhe shëndetit të tyre. Ndaj duke besuar se qytetarët do të jenë në krahun tonë, për t’i minimizuar efektet e pandemisë, bëj thirrje që të gjithë bashkë të tregojmë se vetëm duke respektuar rregullat mund të ndërpresim zinxhirin e transmetimit të këtij virusi të rrezikshëm", tha Veliu.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer daja: 12/10/2020 14:45

    Per mua mbajtja e maskes eshte e domosdoshme.Behet me detyrim mbajtja dhe ne ambiente te jashtme sepse po ndodh qe shumica po i mbajne maskat ne xhep,çante ose tek brryli dhe kur hyjne ne ambiente te brendshme nuk i vejne ose pyesin pa turp: a ta ve masken?? Vertet eshte e bezdisur por duhet dhe per momentin eshte masa me efikase per te minimizu perhapjen. Sa per gjobat qe aplikohen qeveria osht bo qesharake! Absurditet me duket kur gjobitet nje biznes sepse ne ambiente gjendet nje klient pa maske

    Përgjigju
  • Dori: 12/10/2020 14:44

    Tani po kujtoheni per rujtjen e jetes se njerzeve

    Përgjigju
  • Edi: 12/10/2020 14:33

    .shtet diktatorial.Po ju merrni shpirtin njerezve

    Përgjigju
    • Mirditor: 12/10/2020 16:10

      Ju nuk besoni se virusi ekziston? Shko e bëje një gjiro nga spitalet franceze e shife si është gjendja

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë