Mbajtja me detyrim i maskave, infektologia për Report Tv: Situata serioze, të ndërgjegjësohen njerëzit

Infektologia Nevila Gjermeni foli përmes studios së Report Tv, për rëndësinë e mbajtjes së maskës nga qytetarët, për të ulur numrin e të infektuarve me koronavirus.

Gjermeni tha se maska është një nga gjërat më të rëndësishme, një nga shtyllat kryesore të kontrollit të pandemisë nga Covid-19.

"Unë si mjeke di me saktësi, e dimë të gjithë se si ky virus transmetohet. Është thënë shumë herë dhe minimalja që duhet theksuar është se maska është një nga gjërat më të rëndësishme, është një nga shtyllat kryesore të kontrollit të pandemisë nga Covid-19, sigurisht bashkë më masat e tjera siç janë ato të distancimit social apo të higjienës personale dhe kolektive. Maska është një barrierë e rëndësishme për të ulur transmetueshmërinë, për të ulur infektimin dhe kalimin nga një pacient i sëmurë simptomatik apo jo-simptomatik nga pacientë të tjerë. Sigurisht vendosja në ambiente publike ka një impakt të gjerë, ku njerëzit kanë dyndje, kur nuk mund të ruajnë distancimin social, sigurisht kjo është e vetmja mënyrë që na mbron.

Në kushtet ku jemi ku dimri do të sjellë edhe grumbullimet në vendet ku distancimi social do të jetë edhe më i vështirë në ambientet e mbyllura, maska është shumë e rëndësishme, sa vjen edhe më shumë. Koha na ka treguar në muaj se ashtu si karantinimi apo distancimi social ishte shumë i rëndësishëm në uljen e infektimit masiv të popullatës. Gjithashtu koha na tregoi se lirshmëria jonë u keq administrua nga shumë individë, prandaj maska është e rëndësishme për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe popullatën në tërësi se pse mënyra e transmetimit është e thjeshtë dhe kjo është një minimum. Barriera mbrojtëse është shumë e rëndësishme, por qoftë edhe në kulturën tonë si popullatë e kemi të vështirë pjesën e distancimit social. Pavarësisht se higjiena themi se është e rëndësishme, por nuk mjafton se gjatë gjithë kësaj kohe që maska nuk ka qenë e detyruar ligjërisht, nuk është se është ruajtur distancimi social apo maska nga personat që duhet ta mbanin", tha Gjermeni.

Sipas saj, mbajtja e maskës duhet të ishte kulturë e jona, pasi duhet të ishim edukuar nga kjo gjë.

"Studime të shumta kanë treguar se në vendet si fabrika dhe kompani ku maska ka qenë e detyrueshme maska dhe ku janë respektuar rregullat është parë se edhe ata që janë infektuar kanë qenë forma me një agresivitet më të lehtë të sëmundjes dhe kjo është shumë, për të na detyruar që ta mbajmë maskën, jo vetëm në ambientet publike, por kudo që ne shkojmë apo kemi kontakte gjatë të përditshmes tonë", u shpreh Gjermeni.

Më tej infektologia u pyet edhe për shtimin e rasteve me të infektuarit me koronavirus dhe a janë kapacitetet e nevojshme për t'i përballuar.

"Situata është serioze, vazhdojmë që të kemi pacientë me forma të rënda të sëmundjes, sigurisht që hap pas hapi menaxhohen dhe kapacitetet janë, sepse në çdo kohë kemi rezervat të administruara më së miri, por situata është serioze. Vazhdon që të jetë serioze edhe është shumë e rëndësishme që popullata ta kuptojë. Maska duhet të ndërgjegjësojë njerëzit", deklaroi infektologia.

Më pas Gjermeni iu përgjigj pyetjes së gazetarit nëse situata e pandemisë së koronavirusit mund të bëhet normale në një kohë të afërt.

"Kjo nuk është një virozë e zakonshme, është një sëmundje e rrezikshme dhe që kërcënon jetën në atë mënyrë që nuk duhet të merret absolutisht jo lehtë, por kujdesi duhet të jetë maksimal", tha Gjermeni

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu