Avionët e parë të shumëpritur F-16 kanë mbërritur në Ukrainë, thanë të mërkurën ministri i Jashtëm i Lituanisë dhe një zyrtar amerikan. Kievi ka thënë se dërgimi i tyre do të ndihmojnë në ripërtëritjen e forcës së saj të dobësuar ajrore.
Avionët F-16, të prodhuar nga kompania amerikane Lockheed Martin, kanë qenë në listën e kërkesave kryesore të Ukrainës për një kohë të gjatë, për shkak të fuqisë së tyre shkatërruese dhe zhdërvjelltësisë së tyre. Ky avion luftarak mund të mbajë bomba dhe raketa.
Ministri i Jashtëm lituanez Gabrielius Landsbergis e bëri njoftimin e mbërritjes së tyre në platformën X.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se avionët ishin dorëzuar.
Forcat Ajrore të Ukrainës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së agjencisë Reuters për koment.
Danimarka është zotuar të dhurojë gjithsej 19 avionë, ndërsa Holanda ka premtuar të japë 24 të tillë. Të dyja vendet kanë qenë forcat nxitëse të një koalicioni ndërkombëtar për të furnizuar Ukrainën me F-16.
Norvegjia ka thënë gjithashtu se do t'i dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16.
Pilotët dhe personeli janë trajnuar për përdorimin e tyre, nga partnerët perëndimorë të Ukrainës për muaj të tërë.
Ushtria ukrainase është mbështetur tek një flotë relativisht e vogël avionësh të epokës sovjetike, ndërsa lufton për të frenuar agresionin e Rusisë.
Zyrtarët ukrainas e shohin paisjen me avionë F-16 si një përmirësim jetik për Forcën Ajrore.VOA
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.7%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2507
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Ukrainë/ Ushtria ruse: Ka filluar faza e tretë e stërvitjeve bërthamore! Kievi përballet me sulm 'masiv' me dronë
31 Korrik, 10:54
-
Ukrainë, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në rajonin e Donetskut
28 Korrik, 21:06
-
BE i jep Ukrainës 1.6 miliardë dollarë fonde nga asetet e ngrira ruse
27 Korrik, 19:44
-
Lufta në Ukrainë/ BE transferon 1.5 miliardë euro në Kiev nga asetet e ngrira të Rusisë
26 Korrik, 15:22
-
Lufta në Ukrainë/ Të shtëna mes ushtarëve ukrainas, 3 të vdekur dhe 4 të plagosur! Holanda dhe Danimarka: 14 tanke të reja në Kiev
25 Korrik, 16:28
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Shënjestronin vendet e NATO-s, Spanja arreston tre hakera pro-rusë të lidhur me sulme kibernetike
20 Korrik, 17:51
-
Lufta në Ukrainë/ Trump i telefonon Zelenskyt: Unë do të sjell paqe në botë! Më komplimentoi për Kongresin
20 Korrik, 07:22
-
Lufta në Ukrainë/ Raketa ruse godet parkun e lojërave, 3 të vdekur, 5 të plagosur
19 Korrik, 21:21
-
Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën
18 Korrik, 09:44
-
Lufta në Ukrainë/ Medvedev: Hyrja në NATO e Kievit do të thotë luftë globale dhe rrezik i shkatërrimit të planetit
17 Korrik, 14:35