Itali, Lotaria me Kupona tatimorë, model kundër evazionit që vlen edhe për Shqipërinë (VIDEO)

Për të ulur sa më shumë evazionin fiskal, qeveria e re italiane ka vendosur të organizojë Lotarinë me kupona tatimorë, duke çliruar 7.2 miliard euro nga evazioni fiskal.

Hedhja në treg e këtyre faturave “me fat” ka qenë një projekt edhe i qeverisë së kryeministrit Gentilioni por që u shty disa here për shkak se kërkonte përdorimin e faturave elektronike të cilat do të fillojnë që nga muaji janar

Po si do të funksionojë në Itali Lotaria me kupona tatimorë? Në secilën blerje do të lëshohet bashkë me kuponin tatimorë edhe një biletë virtuale për të marrë pjesë në shorte. Fillimisht do të ketë tre çmime çdo muaj: Çmimi i pare do ketë vleren prej 50 mijë eurosh, I dyti 30 mijë euro dhe i treti 10 mijë euro. Prej vitit 2021 lotaria me kupona do të organizohet cdo javë por do të ketë edhe një short në fund të vitit 2020. Qytetarët mund  ti kontrollojnë në një faqe internet të dedikuar biletat e tyre dhe shortin

Në Europë sistemi i lojrave me kupona tatimorë organizohet edhe në shtete të tjera si në Maltë Portugali, Rumani dhe Sllovaki. Rezultatet kanë qënë të ndryshme por qëllimi ka qënë i njëjtë, të zvogëlojë hendekun e TVSH-së, pra të zvogëlojë diferencën midis taksës së pritshme dhe asaj të grumbulluar

Malta, në vitin 1997 u bë shteti i parë në Bashkimin Evropian që nisi praktikojë lotarinë me kupona tatimorë. Aktualisht në vend po zbatohet një version i modernizuar, i aprovuar në vitin 2000, i cili siguron për fituesit fitim 100 herë me te madh se vlera e biletes fituese. Çmimet fitues nisin nga 200 euro minimalja e deri në 11 mijë euro. Kjo lëvizje ekonomiko-financiare ka qënë mjaftë e suksesshme po të kemi parasysh se vetëm në vitin 2013, blenë bileta lotarie rreth 36 milionë njerëz

Në vitin 2014 ishte radha e Portugalisë të organizonte atë që ajo e quajti “Fati për Fat”. Fillimisht çmimet fituese ishin makina luksoze por me modifikimin e ligjit, tani lotaria organizohet çdo javë dhe çmimi fitues shkon deri në 35 000 euro, por me kusht që lojtarët te regjistrohen në faqen e internetit të Ministrisë së Financave Portugeze, gjë që rrit transparencën. Rezultatet treguan se sistemi “Fati për Fat” kontribuoi në luftën kundër qarkullimit të parave të pa deklaruara;  vlera e arkëtimeve në buxhetin e shtetit u rrit nga 2 miliardë në vitin 2014 në 5 miliardë në vitin 2016.

Në Sllovaki sistemi i lotarisë me kupona nuk u pranua me të njëjtin entuziazëm si në shtetet e tjera. Fillimisht u regjistruan 8 milion euro të ardhura, kundrejt gati 3 milionëve që u përdorën për organizimin e shortit dhe për cmimin fitues, por në vitin 2015 balancat finaciare u përmbysën. Edhe në Rumani po zbatohet një lotari e tillë.

Ideja e lotarisë që do të realizohej me kupona tatimorë mund të funksiononte edhe në Shqipëri, pikërisht për të luftuar fenomenin e evazionit, sepse do t’i shtynte qytetarët të kërkonin tërheqjen e kuponit nga secili blerës, duke shpresuar që më pas të fitojnë gjatë shorteut.

Në vitin 2013 qeveria Rama filloi të vlerësojë mundësinë e organizimit nga shteti të lotarisë me kupona, por më pas për arsye të paqarta projekti u braktisë. Tani shembulli i Italisë dhe vendeve të tjera që kanë regjistruar ulje të evazionit fiskal pikërisht falë kësaj lotarie, mund ta shtynte Shqipërinë përsëri drejt kësaj ideje inovative, duke e mundësuar tani përmes funksionimit të sistemit të faturimit elektronik.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erwin: 07/10/2019 16:20

    Kam 4 vjet qe marr e ruaj cdo kupon tatimor per blerjet qe bej.por vetem kaq asgje tjeter me shume se nje sirtar i mbushur plot me letra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë