‘Mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi’, ambasadorët austriakë të rajonit takim me Dumanin në SPAK: Pavarësia në hetim thelbësore

‘Mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi’, ambasadorët austriakë të rajonit takim me Dumanin në SPAK: Pavarësia në hetim thelbësore

Ambasadorët e Austrisë në vendet e rajonit takim me kreun e SPAK, Altin Dumani

Ambasadorët e Austrisë në vendet e rajonit thonë se mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi. Ata kanë zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe përfaqësues të tjerë të Prokurorisë së Posaçme.

Ambasada e Austrisë në vendin tonë thotë se diplomatët kanë theksuar rëndësinë e pavarësisë së SPAK në hetim si thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës.

“Pak muaj më parë u hap rruga për negociatat gjithëpërfshirëse të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Austria është qartazi e përkushtuar ndaj perspektivës së Shqipërisë në BE dhe po mbështet, ndër të tjera, zbatimin e reformës në drejtësi. Kështu, ambasadoret dhe ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide edhe me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë. Pavarësia e SPAK-ut në hetimin, ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, thekson ambasada austriake në Tiranë.

Ambasadorët austriakë të rajonit të Ballkanit Perëndimor shkëmbyen ide me përfaqësues të Strukturës së Posaçme për Luftën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë konferencës së tyre në Tiranë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani

Preç Zogaj: Koha nuk u ka dhënë të drejtë për asgjë deri tani