Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme shprehu sot mbështetjen për dy kandidaturat për ambasadorë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe në Federatën Ruse.

Komisioni i Jashtëm zhvilloi seanca dëgjimore me kandidatin Sami Shiba, i propozuar për postin e ambasadorit në Mbretërinë e Arabisë Saudite rezident, si dhe ambasador jorezident, në Mbretërinë e Bahreinit, në Sulltanatin e Omanit dhe në Republikën e Jemenit. Ndërsa Arben Gazioni është propozuar nga Ministria e Jashtme si kandidat për ambasador në Federatën Ruse rezident, dhe ambasador jorezident në Republikën e Bjellorusisë, të Kazakistanit, si dhe në Republikën e Uzbekistanit.

Pas prezantimit të tyre nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, dy kandidatët paraqitën prioritetet në misionet e ardhshme diplomatike në këto vende. 

ATSH