Mbështetje për turizmin malor, Vathi: Shteti të garantojë infrastrukturën! Çmimet në jug do të ulen kur të ndërtohet aeroporti i Vlorës

Mbështetje për turizmin malor, Vathi: Shteti të garantojë infrastrukturën! Çmimet në jug do të ulen kur të ndërtohet aeroporti i Vlorës

Besnik Vathi

Pas hovit që mori turizmi detar qeveria synon turizmin malor.  Një program që synon mbështetjen e rrjetit të bujtinave nëpër male po punohet dhe së shpejti do të marrë dhe formë të konkretizuar për tu bërë publik.

Kreu i tur-operatorëve Besnik Vathi në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv e vlerësoi iniciativën e qeverisë por tha se duhet të ketë një strategji zhvillimi dhe se shteti duhet të garantojë infrastrukturën e nevojshme.

‘Turizmi nuk ka nevojë për fjalë, sesa ka nevojë për mbështetje me qëllim që të jetë më fitimprurës. Gjykoj se vendimi i qeverisë është i drejtë i saktë dhe ndihma në sektorin bujtinave natyrshëm që do të zgjerojë interesin e familjarëve banorëve të zonave që duan të mbështesin turistët. Ajo që do të doja është se do të duhej të kishte së pari një strategji zhvillimi se çfarë do të bëhet. Shteti jo thjeshtë të stimulojë ndërtimin e bujtinave por të garantojë infrastrukturën e nevojshëm në ato destinacione ku duhet të investohet. Për të siguruar rritjen cilësisë në industrinë e turizmit është e domosdoshëm që sektori hotelier të këtë mbështetje për fuqinë punëtore. Është vendim mjaft i rëndësishëm që qeveria mbështet investimet strategjike për turizëm.’- u shpreh Vathi.

I pyetur në lidhje me çmimet gjatë sezonit turistik në jug të vendit, Vathi tha se çmimet do të ulen kur të ndërtohet aeroporti i Vlorës dhe të hapet tuneli i Llogarasë.

'Të gjitha ata që hyjnë në kufi për t’i ndarë sa janë turistë dhe vizitorë kalimtarë. Edhe duke zbritur me shifrat reale kanë zbritje nga viti në vit. Aq më tepër në zonën e Vlorës ku parashikohet të ndërtohet aeroporti i ri që fillon vitin tjetër duhet të rritet inventari në atë zonë. Duke shkëputur atë tendencën që ka në total rritja e çmimeve në Shqipëri. Zona e jugut sa kohë që aeroporti i Vlorës nuk është përfunduar dhe tuneli i Llogarasë nuk është vënë në punë. Me kushtet që ka zona e jugut e ka të pamundur të rishikojë dhe të këtë tendencë rritje çmimesh. Çmimet do të ulen kur ajo zonë të mos shitet për dy muaj, por për 5-6muaj. Kur të hapet aeroporti i Vlorës.’- tha Vathi.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit, Sylvinho i ka të gjithë të gatshëm

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit, Sylvinho i ka të gjithë të gatshëm