Këshilli i Ministrave miraton pr.ligjin për marrëveshjen 10-vjeçare me Ukrainën në fushën e mbrojtjes! I kalon Kuvendit për ratifikim

Këshilli i Ministrave miraton pr.ligjin për marrëveshjen 10-vjeçare me Ukrainën në fushën e mbrojtjes! I kalon Kuvendit për ratifikim

Foto ilustruese

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë", ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës. 

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Shqipërisë është firmosur më 21 janar në Davos mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Volodymyr Zelensky. Marrëveshja 10-vjeçare parashikon bashkëpunimin për prodhimin e armëve, shkëmbimin e informacionit në fushën e inteligjencës, sigurinë detare dhe kibernetike, luftën kundër krimit dhe trafikut.

Shqipëria do të vijojë të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për modernizimin e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës, si dhe do të vazhdojë të përmbushë nevojat më urgjente dhe të ngutshme të Ukrainës për të forcuar potencialin e saj të sigurisë.

Parashikohet që Shqipëria do të vijojë të konsiderojë mbylljen porteve detare për anijet ruse derisa të kthehet integriteti territorial i Ukrainës dhe të krijohet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme Gjithashtu pasuritë ruse duhet të mbeten të ngrira deri në momentin kur Federata Ruse të kompensojë Ukrainën për dëmet që ka shkaktuar.

Ukraina dhe Shqipëria do të përpiqen të parandalojnë, zbulojnë, pengojnë dhe ndalojnë çdo agresion kibernetik, spiunazh kibernetik dhe luftë hibride. Gjithashtu dy vendet do të angazhohen të mbështesin dhe forcojnë arkitekturën globale të sigurisë bërthamore.

Projektligji tashmë do t’i kalojë për shqyrtim dhe miratim Kuvendit të Shqipërisë. 

H.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

'Zamira ma ka bërë zemrën mal dje'/ Rama nga Vlora: U takova me 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë. Tolerancë zero për ata që sillen keq me demokratët

'Zamira ma ka bërë zemrën mal dje'/ Rama nga Vlora: U takova me 100 të rinj të FRPD, s’kanë lidhje me surratin e opozitës në Tiranë. Tolerancë zero për ata që sillen keq me demokratët