Mbeti jashtë finales së 'Kënga
Magjike',revoltohet këngëtari:Pazare!

Mbeti jashtë finales së 'Kënga<br />Magjike',revoltohet këngëtari:Pazare!<br>
Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata finale e festivalit ‘Kënga magjike’, ku do të ndahen dhe çmimet për më të mirët. Shumë këngëtarë të njohur do të performojnë sonte për të rrëmbyer trofeun, por ka dhe nga ata që kanë mbetur të hidhëruar dhe të mërzitur nga ky edicion.

Një prej tyre është këngëtari Klejti Mahmutaj, i cili ka ‘shpërthyer’ me një status në ‘Instagram’. Në bazë të formulës së veçantë të votimit, ku artistët vetë votojnë për njëri-tjetrin, ndodh që emra të njohur të muzikës të mbesin jashtë finales e më pas të reagojnë ashpër në rrjete sociale.

Kjo formulë ka lënë jashtë finales edhe këngëtarin Mahmutaj, i cili u prezantua me baladën ‘Më mbaj’. Për këtë, ai ka reaguar ashpër, duke lënë të nënkuptuar se ndodhin pazare mes këngëtarëve dhe votimi nuk është i vërtetë.

"Pershendetje, miq, kolege, dashamires.  Rrugetimi im" magjik" perfundoj ne gjysme finale. Koleget e nderuar qe paskan degjuar me veshet mbrapa koke e mendjen te pazaret kane vene firmen e tyre prej pseudo-artistesh ne ato fleta me te cilat kane blere finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkoke dot shume larg nese nuk di dhe pranon te besh kompromise, nese nuk behesh si ata, nese nuk kendon me pike.. Mesa duket zeri, talenti, interpretimi hidhen ne kosh perpara pazareve. Suksese te gjitheve, e fitofte me i miri!", shkruan Klejti.

klejti
(Postimi i këngëtarit në Instagram)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool