Mbetjet spitalore, ISHMP: Situatë
alarmante, 258 subjekte pa leje

Mbetjet spitalore, ISHMP: Situatë<br />alarmante, 258 subjekte pa leje
Kreu i ISHMP Agasi i bën apel Ministrisë së Shëndetësisë që të akolojë fonde për 258 institucione shëndetësore në rang vendi, për t'u pajisur me leje mjedisore për trajtimin e mbetjeve spitalore.
 
"Kërkoj nga Ministria e Shëndetësisë, vëmendje për alokim fondesh ndaj institucioneve shëndetësore publike në vend, në buxhetin e 2017-ës.
 
Kështu dhe këto institucione mund të pajisen me gjithë dokumentacionin e nevojshëm mjedisor.
 
Situata  është alarmante dhe nuk mund të neglizhohet më. Ende sot 258 institucione shëndetësore publike nuk janë të pajisur me leje mjedisore
" tha Agasi.
 
Deklaratat e tij, Agasi i bëri gjatë nisjes së fazës së 2-të aksionit në fushën e mbetjeve spitalore në rang vendi.
 
”ISHMP në aksionin në rang vendi identifikoi mbi 750 subjekte që gjenerojnë mbetje spitalore.
 
Nga këto vetëm 459 subjekte kanë nevojën për pajisjen me leje mjedisore ose VNM- Vlerësim i ndikimit në mjedis.
 
Sot 201 subjekte nga këto janë të pajisur me dokumentacionin respketiv mjedisor.
 
Ngelet ende problematik sektori publik
”.
 
Deri më tani në subjektet e inspektuar në rang vendi për zbatimin e kushteve të lejeve mjedisore, janë konstatuar shkelje dhe vendosur 5 gjoba me një vlerë 3.600.000 lekësh.
 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë