Mbi 32% e qytetarëve në vend të vetëpunësuar, qeveria do të taksojë ata që japin shërbime! Mbi 8 mijë punonjës në profesione të lira, do paguajnë tatim

Rreth 32% e të punësuarve në Shqipëri, nuk paguajnë taksa, sepse janë të regjistruar si të vetëpunësuar. Pavarësisht se gjenerojnë të ardhura, ata nuk janë pjesë e taksës progresive.

Në total sipas të dhënave të fundit të INSTAT, janë 399.363 qytetarë që mbajnë statusin të vetëpunësuar, kryesisht të përqendruar në sektorin e bujqësisë, ndjekur nga tregtia me shumicë e pakicë, akomodim dhe shërbim ushqimor, për të vijuar me industrinë përpunuese dhe më pas janë aktivitete të tjera shërbimi.

Si pasojë e përfitimeve të gjeneruara, qeveria po bën gati draft-ligjin për taksimin e të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime. Shkak për këtë ndërhyrje në ligj është bërë fakti që  kjo kategori ku futen edhe profesionistët e lirë, duke qenë se regjistrohen si subjekte tatimore, dhe trajtohen si biznes i vogël pavarësisht se grumbullojnë të ardhura nuk paguajnë  as tatim mbi fitimin dhe as TVSH, se janë zeruar nga qeveria.

Taksimi i të vetëpunësuarve pritet të jetë në mënyrë progresive i ndarë në tre fasha, siç ndodh për të punësuarit e tjerë, ose nëpërmjet një tarife fikse.

Një nismë e tillë përshëndetet nga institucionet ndërkombëtare. FMN, thotë se inkurajon barazinë mes tatimpaguesve, pavarësisht llojeve të të ardhurave që fitojnë.

“Profesionistët e lirë duhet të tatohen sipas Tatimit mbi të Ardhurat Personale për të rritur drejtësinë në sistemin tatimor”, thotë FMN.

Por, ku ndryshon i punësuari nga i vetëpunësuari për të njëjtin profesion?

Nëse një operator-fotograf punësohet në një media, ai paguhet X lekë, mbi bazë të pagës paguan edhe tatimin përkatës. Ndërsa një profesionist i lirë mund ta ofrojë shërbimin e fotografit për një kompani private të marrë një pagesë, por për shkak se është i regjistruar si person fizik në organet tatimore nuk paguan asnjë tatim.

Ministria e Financave thotë se ende nuk ka një shifër sesa është numri i profesionistëve të lirë që do të bëhen pjesë e taksimit, por Fondi Monetar Ndërkombëtar  në rekomandimet e dhëna për Shqipërinë për strategjinë e të ardhurave ka evidentuar mbi 8 mijë persona fizik që ofrojnë shërbime (kontabilistë, arkitektë, konsulentë biznesi, programues kompjuterësh, dentistë, inxhinierë, profesionistë mjekësorë dhe avokatë), që realizojnë deri në 1 për qind të GDP dhe paguajnë 0.1 për qind të PBB-së.

Praktikisht të ardhurat e tyre janë tepër të mëdha, ndërsa kontributet në taksa janë minimale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eksperti: 28/05/2022 11:08

    Po mire mo, nga e dim sesa lek ka fituar fotografi qe eshte person fizik. Ai nuk leshon fatur. Edhe nese behet me fasha tatimi ai do te deklaroj fitim minimal. Per sa kohe nje fotograf, berber, avokat etj nuk leshon fatura per sherbimin kjo eshte nje taks minimale.

    Përgjigju
  • Populli: 27/05/2022 23:57

    Shtet i komplet i papergjegjshem. Para 1 viti e hoqi taksen e profesioneve te lira deri ne 2027 meqenese patem kovidin e termetin. Tani ndryshon mendim dhe thote qe do vendose edhe njehere taksat :)

    Përgjigju
  • mario: 27/05/2022 20:28

    me taksa, pa taksa, me taksa, pa taksa, ca me taksa ca pa taksa...biznesi vogel jane ata njerez qe ne te shumten e rasteve perpiqen te nxjerrin dicka vete dhe kjo sepse tregu i punes ketu eshte mjeran, rritja dhe vendosja e taksimit nuk do te sjelle asnje perfitim per shtetin. Llogarite nuk behen me matematike por duke u mbeshtetur ne sjelljen sociale. Shume jane gati te largohen...mund ti jepni nje dore me kete ligj !

    Përgjigju
  • Andi: 27/05/2022 19:23

    Kush eshte i vetepunesuar merr persiper nje risk. Nuk eshte korrekte te thuash qe nuk paguajne taksa. Te gjithe te vetepunesuarit kane paguar tatim fitimi dhe tvsh kur kane pas per ta paguar. Meqe qeveria hoqi tatim fitim per te gjithe, atehere edhe profesionet e lira nuk paguajne. Por pse nje person fizik qe ka nje dyqan nuk paguan tatim, ndersa avokati apo fotografi duhet te paguaje? A nuk eshte edhe kjo nje pabarazi? Po personat fizike qe kane njerez te tjere ne pune? Si i behet ne kete rast, sepse ata paguajne tatimet per te punesuarit e tyre?

    Përgjigju
    • Tatimet: 27/05/2022 20:36

      Kur biznesi ecen keq kush e ndihmon??? Asnjeri

  • Gjermani Gjermani: 27/05/2022 19:08

    Aprovojeni dhe te gjithe do ua kendojne kengen

    Përgjigju
  • Shtet: 27/05/2022 18:53

    Takson qeveria ata qe fitoj e me lugen e kafese ata qe fitojne me lopate ska problem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

Forcat ukrainase tërhiqen nga Severodonetsk, ushtria e Moskës depërton në Lysychansk